Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zehaj, ka thënë se neni 7 i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është 700 herë më i dëmshëm se të gjitha ujditë e mëhershme.
Ai ka shtuar se shqetësimi i tij është që do të krijohet një autonomi për serbët në Kosovë.
“As kryeministri Kurti nuk është i vetëdijshëm se ku është ka e futur Republikën e Kosovës në 10, 20 apo 30 vitet e ardhshme. Konkretisht në pjesën që ndërlidhet me Asociacionin”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Por, tash mënyra selektive e interpretimit te vetmenaxhimi, shqetësimi jonë është që po kalojmë të një autonomi për serbët në Kosovë”.












