Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se sesioni pranveror i Kuvendi ka përfunduar, por paaftësia e pushtetit mbeti.
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se sesioni pranveror në Kuvend u karakterizua në përditshmëri me skandale të mëdha, duke përmendur koordinimin me Radojçiqin e deri tek skandali i vajit të rezervave shtetërorë.
“Sesioni pranveror në Kuvendin e Kosovës u karakterizua në përditshmëri me skandale të mëdha, prej koordinimit me Radojqiqin, deri tek skandali i vajit të rezervës shtetërore, nga paftësia për menaxhim të Kuvendit e Qeverisë e deri te dhuna në seanca të Kuvendit, shkelje kushtetuese të shumta, kapje të shtetit, korrupsion masiv në instancat më të larta, qeveri e mbyllur dhe e sanksionuar nga aleatët e Kosovës, në luftë të hapur me media e gjithë ata që mendojnë ndryshe.”
Tutje ai ka thënë se LDK nuk ka qenë vetëm për të bërë opozitë por edhe për të ofruar zgjidhje në të gjitha fushat.
“Si parti opozitare kemi folur për gjitha temat, jo vetëm sa për të bërë opozitë, por kemi dhënë zgjidhje për gjitha problemet, qoftë për shëndetësi, për dialog e politikë të jashtme, ekonomi e drejtësi, kemi ndalë me rrugë demokratike përpjekjet e këtij pushteti për kapjen e drejtësisë, do ta bëjmë prap edhe më fuqishëm sepse Kosovën e kemi vendin tonë që e kemi ngritur me sakrificë të madhe dhe nuk do t’i lejojmë avantuarierët politik ta shkatërrojnë atë.”
Postimi i plotë:












