Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zeqiri: “Marrëveshja” e Abdixhikut me Kurtin nuk i garanton votat e deputetëve të LDK-së për presidentin

31/07/2026 - 14:42
në Lajme
A A
Zeqiri: “Marrëveshja” e Abdixhikut me Kurtin nuk i garanton votat e deputetëve të LDK-së për presidentin

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Sadik Zeqiri, në një intervistë për Ekonomia Online, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se kishte pritur një rezultat tjetër në procesin e përzgjedhjes së kryetarit të partisë.

Sipas tij, megjithëse delegatët vendosën që Lumir Abdixhiku të vazhdojë në krye të LDK-së, problemet brenda partisë nuk janë zgjidhur.

“Shih që kanë qenë zhvillime të papritura te rezultati i përzgjedhjes që kanë bërë delegatët e Lidhjes Demokratike. Megjithatë, unë kam menduar që aty do të ndodhë diçka tjetër. Kam menduar që do të shkarkohet zoti Abdixhiku, por delegatët e Lidhjes Demokratike kanë vendosur që të vazhdohet me Abdixhikun edhe për një kohë të caktuar. Megjithatë, mendoj që nuk janë zgjidhur problemet e Lidhjes Demokratike. Ato sot tashmë janë thelluar edhe më shumë, sepse kam frikë që ajo parti është përçarë dhe kam frikë që ajo parti, ose zoti Abdixhiku nuk mund t’i përpërjashtojë të gjithë të pakënaqurit rreth idesë së tij ose rreth atyre vendimeve që ai ka me i marrë gjatë bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje apo edhe gjatë udhëtimeve të tyre deri në kuvendin e ardhshëm që pritet ta kenë në vitin 2027”, tha Zeqiri.

Ai shtoi se vazhdimi i mandatit të Abdixhikut nënkupton edhe rikthimin e Vjosa Osmanit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, por se sfida kryesore mbetet bindja e deputetëve të pakënaqur.

“Po shiqo, ata delegatë kanë vendosur që me vazhdu me zotin Abdixhiku. Po ashtu, ky vazhdim i zotit Abdixhiku është edhe rikthimi i zonjës Osmani në Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike, që i bie që tashmë zoti Abdixhiku po e forcon veten brenda atij kuvendit ose delegatëve të Lidhjes Demokratike, do të ketë fuqi më shumë, por unë besoj që nuk do të ketë mundësi të bëjë përputhshmëri ose të jetë vendimmarrës për të gjithë ata 18 deputetë që i ka në Kuvendin e Kosovës. Tashmë nuk kemi telashe më te punët e Lidhjes Demokratike, sepse kuvendi ka kryer punën e vet, por zoti Abdixhiku ka për detyrë dhe ka për obligim t’i bindë deputetët e pakënaqur që i ka në Kuvendin e Kosovës. Pritet që në një kohë të caktuar, ose të shkurtë, të vendoset edhe për një qeveri e cila do të krijohet nga data 6 gusht e tutje dhe që sipas Abdixhikut, Lidhja Demokratike është e gatshme të jetë bashkëpunuese me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, a janë ata 18 deputetë të gatshëm me e ndjekë zotin Abdixhiku, të shohim ditët në vijim”, u shpreh ai, për Ekonomia Online.

Duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Zeqiri tha se ajo mund të arrihet, por vështirë se do të gjejë mbështetjen e të gjithë deputetëve të LDK-së.

“Me Abdixhikun kryetar do të ketë marrëveshje. Por deputetët që i ka Lidhja Demokratike, ata të pakënaqur në Kuvendin e Kosovës, unë mendoj që edhe marrëveshja e nënshkruar nga zoti Abdixhiku për të bashkëqeverisur dhe për të zgjedhur njërin nga tri pozitat në emër të LDK-së, mendoj që është shumë e vështirë me pasë një bashkëpunim të tillë. E para. E dyta, edhe zotërit Kurti i konvenon kjo krizë brenda Lidhjes Demokratike, sepse e përçan Lidhjen Demokratike dhe është shumë e mundshme që të bëjë koalicion vetëm ta përçajë sa më shumë. Dhe është shumë e mundshme që edhe koalicioni i bërë nuk do t’i merr votat e mjaftueshme dhe vendi të shkojë në zgjedhje më pas. T’i lihet faj i të pakënaqurve të LDK-së sepse ata janë jo shkatërruesit e vendit, por unë mendoj që me numrat që ka Lidhja Demokratike, zotit Kurti fare nuk i vyn sepse nuk janë numra që bëjnë 81 deputetë për të qëndruar në sallë kur duhet të zgjidhet kryetari i shtetit”, deklaroi Zeqiri.

JU REKOMANDOJMË

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë