Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zëvendësministri i Drejtësisë i reagon Supremës: I hapi rrugë një subjekti politik antikushtetues

31/12/2024 - 14:43
në Kryesore, Lajme
A A
Zëvendësministri i Drejtësisë i reagon Supremës: I hapi rrugë një subjekti politik antikushtetues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues.

Ai ka reaguar pasi që Supremja e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ta certifikonte Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

“Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës i parezervë i veprimeve terroriste të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radoiçiqit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listës Serbe në një formë apo formën tjetër”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Ai ka thënë se ankesa e Vetëvendosjes është hedhur poshtë për shkaqe procedurale.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por për shkak të veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore, në mbrojtje të akteve terroriste, me të cilin është cenuar seriozisht siguria e shtetit ishte dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale dhe kësisoj ankesa jonë të ishte shqyrtuar në mënyrë meritore dhe kështu t’i ndalohej Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025”, ka shkruar Sallahu.

JU REKOMANDOJMË

Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Lajme

Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”

07/06/2025 - 22:50
Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart
Kryesore

Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart

07/06/2025 - 22:41
Minatorët pa paga, por menaxhmenti  i Trepçës ha dreka luksoze me peshk salmon e birra
Kryesore

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

07/06/2025 - 22:09
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Kryesore

Vlerësimi i monitoruesve: Vendimet e Kurtit si kryeministër në detyrë, shkelje ligji

07/06/2025 - 21:42
Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
Lajme

Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kliaj e refuzojnë vizitën e Avokatit të Popullit të Speciales

07/06/2025 - 21:06
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Aksident fatal në rrugën Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një motoçiklist

07/06/2025 - 20:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1496 Shpërndaje
    Shpërndaje 598 Tweet 374
  • Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

    311 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë