Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zëvendësministri i Drejtësisë i reagon Supremës: I hapi rrugë një subjekti politik antikushtetues

31/12/2024 - 14:43
në Kryesore, Lajme
A A
Zëvendësministri i Drejtësisë i reagon Supremës: I hapi rrugë një subjekti politik antikushtetues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues.

Ai ka reaguar pasi që Supremja e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) ta certifikonte Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

“Gjykata Supreme i ka hapur rrugë një subjekti politik antikushtetues dhe mbështetës i parezervë i veprimeve terroriste të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Pse po duan ta lejojnë certifikimin e Listës Serbe me patjetër? Dhe në këto momente tepër vendimtare për vendin përgjegjësinë e këtij certifikimi skandaloz për partinë e Radoiçiqit do ta mbajë sistemi gjyqësor dhe opozita. Të dyja po shpalosen si pjesë përkrahëse të Listës Serbe në një formë apo formën tjetër”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Ai ka thënë se ankesa e Vetëvendosjes është hedhur poshtë për shkaqe procedurale.

“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për pengesat procedurale, por për shkak të veprimeve të vazhdueshme antikushtetuese dhe antiligjore, në mbrojtje të akteve terroriste, me të cilin është cenuar seriozisht siguria e shtetit ishte dashur që mbrojtja e sigurisë nacionale shtetërore t’i mbivendoset pengesave procedurale dhe kësisoj ankesa jonë të ishte shqyrtuar në mënyrë meritore dhe kështu t’i ndalohej Listës Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025”, ka shkruar Sallahu.

JU REKOMANDOJMË

​U jepet lamtumira e fundit Egzon e Nafije Bogujevcit në Pozheran të Vitisë

​U jepet lamtumira e fundit Egzon e Nafije Bogujevcit në Pozheran të Vitisë
11/10/2026 - 17:07

Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit në ceremoninë mortore në Pozheran të Vitisë. Vëlla e motër dyshohet se...

Më shumëDetails

Policia e gjen në Vushtrri veturën e vjedhur muaj më parë në Prizren

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë – Policia jep detaje
11/10/2026 - 16:41

Policia e ka gjetur një automjet në një zonë malore në Vushtrri, i cili ishte raportuar i vjedhur muaj më parë në Prizren. “Njësitet policore në Vushtrri, gjatë...

Më shumëDetails

Hoti del në mbrojtje të Fidan Jupollit: Gjuha e linçimit e promovuar nga Kurti po drejtohet ndaj gazetarit

Hoti: Ne kemi punuar ngushtë me aleatët që çështja e Kosovës të jetë sfidë për integrim euroatlantik e jo sfidë e sigurisë
11/10/2026 - 16:23

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si gjuhë linçimi kundër gazetarit Fidan Jupolli, duke akuzuar Albin Kurtin dhe ndjekësit...

Më shumëDetails

Deri në 197 km/h në rrugën ku lejohen 80 – Policia paralajmëron goditje ndaj shoferëve të papërgjegjshëm

Deri në 197 km/h në rrugën ku lejohen 80 – Policia paralajmëron goditje ndaj shoferëve të papërgjegjshëm
11/10/2026 - 15:58

Policia e Kosovës ka evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë në rajonin e Prishtinës, ku disa automjete janë regjistruar duke lëvizur deri në 197 km/h në...

Më shumëDetails

Marrëveshja e SHBA-së me Rusinë, Zelensky akuza kundër Trumpit

Marrëveshja e SHBA-së me Rusinë, Zelensky akuza kundër Trumpit
11/10/2026 - 15:43

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po akuzon presidentin Donald Trump se po përdor bisedimet e paqes në Florida si një “perde tymi”, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po punonin...

Më shumëDetails

Deklarata për zhbërjen e Gjykatës Speciale rrejshëm i mvishet profesorit amerikan, Joseph: Kurrë s’kam thënë diçka të tillë

Joseph: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme
11/10/2026 - 15:25

Profesori amerikan, Edward Joseph, përmes një sqarimi të dhënë për Gazetën Express ka demantuar një deklaratë që po qarkullon nëpër rrjete sociale e ku pretendohet se ai ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka ndryshon pamje, shikoni transformimin e saj!

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga dhoma e gjumit, Drenusha Latifi ‘ndez’ rrjetin, provokon me format në të zeza!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kreu i Listës Serbe pretendon se ka kaluar në SNS-në e Vuçiqit: S’jam më deputet në Kuvend të Kosovës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë