Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet e jashtëzakonshme: Kryetarët e komunave vendosin t’i mbesin posteve lokale

26/11/2025 - 10:13
në Kryesore, Lajme
A A
Zgjedhjet e jashtëzakonshme: Kryetarët e komunave vendosin t’i mbesin posteve lokale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partitë politike përveç koalicioneve parazgjedhore, tashmë kanë nisur t’i diskutojnë emrat e mundshëm të kandidatëve për deputetë dhe përbërjen e listave të tyre sa i përket zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Por ndryshe nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ku shumë parti politike kishin nominuar edhe kryetarët e komunave si kandidatë për deputetë, kjo gjë duket se nuk do të ndodhë edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Të paktën, disa kryetar aktual të komunave të vendit, tashmë kanë konfirmuar se nuk do të jenë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Ai tha se mbetet i përkushtuar ndaj mandatit që ka marrë në krye të komunës dhe se e konsideron këtë përgjegjësi si një besim të rëndësishëm qytetar.

“Jo nuk do të jem kandidat për deputet. Unë sapo kam marr mandatin e kryetarit të komunës dhe do të qëndroj besnik sepse e vlerësoj shumë këtë detyrë dhe besim qytetar,” u shpreh Aliu.

Ai shtoi se PDK, e udhëhequr nga Bedri Hamza, ofron një alternativë të duhur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Po besoj se PDK me në krye me z. Hamza është oferta më e duhura. Oferta jonë do të mbështetet nga gjithë qytetarët e Kosovës,” theksoi ai për FrontOnline

Aliu paralajmëroi gjithashtu se në listën e përgjithshme të PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit do të ketë emra të rinj, duke sinjalizuar hapjen e partisë për figura të reja.

“Patjetër që do të ketë emra të rinj që do të janë të propozuar në listën e përgjithshme të PDK-së për garën e 28 dhjetorit,” tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mohuar mundësinë e kandidimit të tij për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

I pyetur nëse do të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së, Ahmeti u shpreh qartë se nuk do të kandidojë, duke theksuar se tashmë ka marrë mandatin e kryetarit të komunës dhe është i fokusuar në detyrat lokale.

“Jo nuk jam. Jo, jo. Tash i kemi pasur zgjedhjet për kryetar komune, tash pritet me pas betimin. Kemi hyrë tash në komunë dhe besoj se nuk duhet të kandidohem”, deklaroi Ahmeti.

A do të jetë kandidat për deputet? Flet Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se ende nuk ka marrë një vendim nëse do të kandidojë për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Muharremaj theksoi se është herët për të folur për kandidaturën e tij dhe se vendimi do të merret vetëm prej tij.

“Nuk kam vendos ende nëse do të jem kandidat i AAK për deputet apo jo, është herët me folë. Nuk vendos qendra për mua, unë vendosi për vete, por akoma nuk kam vendosur”, u shpreh

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka hezituar të flasë rreth mundësisë së kandidimit të tij për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke kërkuar që pyetjet të adresohen te strukturat e partisë ose te zyrtarët komunalë.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Bulliqi nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë dhe theksoi se aktualisht është i zënë dhe se për këtë duhet pyetur qendra e VV-së në Podujevë ose me VV-në në Prishtinë.

“A ka mundësi me fol me zëdhënësin e komunës ose me fol në parti atje, ose me kryetarin e LVV-së në Podujevë. Është mire me thirrë kryetarin e qendrës së VV-së në Podujevë. A ka mundësi në parti LVV-në në qendër. A ju përshëndes se jam pak i zënë”, u shpreh Bulliqi.

JU REKOMANDOJMË

Bardhyl Hasanpapaj: Elektorati është ku shkon Vjosa Osmani, jo ku ka qenë

Bardhyl Hasanpapaj: Elektorati është ku shkon Vjosa Osmani, jo ku ka qenë
27/05/2026 - 00:14

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka deklaruar se elektorati i Vjosa Osmanit është ku shkon e ajo dhe jo ku...

Më shumëDetails

Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës

Del vendimi i plotë, çka po synon qeveria me 2 milionë Eurot për fluturimet e mërgatës
27/05/2026 - 00:10

Dy javë para zgjedhjeve, Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin ka ndarë 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për mërgatën. Por, çka synohet...

Më shumëDetails

Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ballafaqoj në gjykatë

Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ballafaqoj në gjykatë
26/05/2026 - 23:02

Ish-presidentja e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i ndjekë në rrugë ligjore deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sipas saj...

Më shumëDetails

Mblidhet Qeveria në detyrë: Ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

Mblidhet Qeveria në detyrë: Ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”
26/05/2026 - 22:42

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime. Sipas njoftimit të ZKM, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore në shumë 2 milionë...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu, merr mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit
26/05/2026 - 22:18

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka marrë mbështetje të fuqishme në Greme të Ferizajit, raporton Gazeta Online Veriu.info. “Përkrahja dhe mbështetja e fuqishme që po marrim...

Më shumëDetails

Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje votash” – këto janë për përballje me inflacionin

Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje votash” – këto janë për përballje me inflacionin
26/05/2026 - 22:04

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se kritikët fillimisht shtesat i quanin si “vitra”,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    577 Shpërndaje
    Shpërndaje 231 Tweet 144
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë