Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet e Serbisë të dielën nuk lejohen në Kosovë

16/12/2023 - 13:07
në Kryesore, Lajme
A A
Zgjedhjet e Serbisë të dielën nuk lejohen në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ashtu si moslejimi i zhvillimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, nga data 16 dhjetor nuk lejohet as përdorimi i targave të veturave të serbëve të Kosovës të lëshuara nga zyrat paralele serbe.

15 dhjetori ishte vendosur si dita e fundit e një afati të vënë nga qeveria e Kosovës, kur qytetarët serbë do të mund të regjistronin makinat e tyre me tabela të Republikës së Kosovës, RKS. Nga data 16 dhjetor veturat që mbajnë targa me iniciale të qyteteve të Kosovës, targa të lëshuara nga zyrat paralele serbe, si KM, PR, PZ, DE, UR, do të konsiderohen ilegale nga autoritet kosovare. Zyrtarë të Ministrisë e Punëve të Brendshme, thonë se për bartësit e targave ilegale të veturave, pas datës 15 dhjetor, do të pasojnë fillimisht gjobat  dhe më pas nëse ato hasen sërish në rrugë, do të konfiskohen makinat.

“Pas datës 15 dhjetor, qytetarët, të cilët nuk i regjistrojnë veturat e tyre edhe pas vendimit të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara dhe veturat e tyre nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pikëkalimet kufitare ashtu siç parasheh edhe legjislacioni në fuqi”, ka thënë zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

Qeveria e Kosovës, fillimisht e kishte caktuar datën 01.12, për konvertimin e targave të serbëve, por, e shtyu afatin deri më 15 dhjetor, pasi ishin vërejtur radhë të gjata para qendrave për riregjistrim në veri të Kosovës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, nga 1 nëntori deri më 14 dhjetor, 3.405 qytetarë serbë kanë konvertuar targat e tyre në RKS dhe komunat me numrin më të madh janë Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi. Që nga viti i shkuar janë gjithsej 4.210 konvertime të tabelave në RKS, shkruan DW.

Qeveria e Kosovës: Vendosja e ligjshmërisë

Sipas Qeverisë së Kosovës, i tërë ky proces ka për qëllim të vendosjes së ligjshmërisë në veri të Kosovës, duke pamundësuar kështu funksionimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, ndonëse disa nga ato akoma funksionojnë. Si vendosje e ligjshmërisë shihet edhe vendimi i qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Me 17 dhjetor në Serbi mbahen zgjedhjet parlamentare, të tretat me radhë vetëm brenda tre vjet e gjysmë.

Serbia i drejtohet OSBE jo qeverisë kosovare

Autoritetet e Serbisë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në Kosovë, por jo Prishtinës zyrtare, që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë. E pikërisht pse kërkesa serbe ju drejtua OSBE-së e jo Prishtinës për ta shqyrtuar atë, bëri që qeveria e Kosovës pa asnjë hezitim të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryengociator në dialog me Serbinë, thotë se “tentimi për të organizuar zgjedhje të një shteti tjetër në Kosovë pa një kërkesë paraprake, nuk është në frymën e dialogut dhe pa një kërkesë zyrtare direkte nga Serbia, atëherë s’mund të ketë vendim”.

“Nuk janë planifikuar zgjedhje këtë vit në shtetin tonë. Nëse autoritetet e shteteve të tjera preferojnë të organizojnë zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, atëherë, duhet që zyrtarisht t’i kërkojnë autoriteteve tona një vendim pozitiv dhe përkrahje. Tentimi për të organizuar zgjedhje pa një kërkesë paraprake apo vendim pozitiv, nuk është në frymën e dialogut dhe nuk i kontribuojnë ndërtimit të besimit”, ka thënë Besnik Bislimi.

BE me kritika ndaj Kosovës

Zyrtarë të Bashkimit Evropian, patën konsideruar se vendimi i Prishtinës për “të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, nuk është në përputhje me frymën e dialogut dhe ndërtimin e besimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE-ja i pati rekomanduar Kosovës që të rifillojë praktika për të lejuar serbët e Kosovës të votojnë brenda vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare. “Si rezultat, votuesit serbë do të duhet të udhëtojnë në qytetet e Serbisë jugore për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 17 dhjetorit. Ky vendim, nuk është në përputhje me frymën e Dialogut, parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve jo shumicë dhe ndërtimin e besimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, pati thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano. Serbët e Kosovës që kanë dy shtetësi, do të mund të votojnë për zgjedhjet në Serbi edhe nga Kosova, por vetëm përmes postës, apo Zyrës Ndërlidhëse serbe në Kosovë.

Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë, njoftoi se më 17 dhjetor, serbët nga Kosova mund ta ushtrojnë të drejtën e votës edhe në qytetet kufitare të Serbisë,  Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin. Në zgjedhjet e fundit në Serbi, në prill të vitit të kaluar, të drejtë vote kishin mbi 93 mijë qytetarë nga komunat e Kosovës. Por tash sipas të dhënave nga Ministria e  Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, kësaj radhe ka gati mbi 30.000 votues më shumë, përkatësisht mbi 120 mijë. Në të kaluarën  zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur edhe në  Kosovë ku përfshihej misioni i OSBE-së në grumbullimin e votave të cilat më pas janë dërguar për numërim në Serbi.  Kjo praktikë është lejuar nga autoritetet e Kosovës më herët. Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur se megjithatë, ai mbetet i gatshëm të mbështesë mbledhjen e votave, ashtu sikurse ka vepruar edhe në rastet e mëparshme.

Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, ishin ato të 21 qershorit të vitit 2020. Këto zgjedhje ishin mbajtur që nga viti 2017, ku në Kosovë hapeshin qendra votimi për serbët që ndihmoheshin nga OSBE-ja. Por, kësaj radhe serbët e Kosovës që kanë dyshtetësi, mund të votojnë për zgjedhjet në Serbi, por, vetëm përmes Zyrës Ndërlidhëse Serbe në Kosovë, apo përmes postës. Me 1 nëntor, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 17 dhjetor, zgjedhje këto të tretat me radhë në Serbi vetëm në tre vjet e gjysmë. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare  në Serbi, ndodh në një periudhë kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje  për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian./DW/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë