Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet në Veri, deri 118 ditë për shkarkimin e një kryetari nëse në peticion dalin 50% +1 e votuesve

07/09/2023 - 13:33
në Lajme
A A
Zgjedhjet në Veri, deri 118 ditë për shkarkimin e një kryetari nëse në peticion dalin 50% +1 e votuesve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian prej kohësh janë duke kërkuar organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore, duke thënë se një gjë e tillë duhet të ndodh sa më shpejt. Ndërkohë për të shkuar tek zgjedhjet e reja, dorëheqja e kryetarëve nuk është parë si zgjidhje nga Qeveria e Kosovës, e cila ka vendosur hartimin e një Udhëzimi Administrativ për shkarkimin e kryetarëve të zgjedhur përmes organizimit të peticioneve, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë në rast të respektimit maksimal të afateve të cilat përshkruhen në udhëzimin e administrative të përgatitur nga MAPL, ky proces mund të zgjasë plotë 118 ditë deri në finalizimin e procesit për shkarkimin e kryetari të një komune përkatëse, duke mos përjashtuar edhe faktin  që i gjithë procesi mund të dështojë nëse në fund nuk votojnë 50%+1 e votuesve.

Ministri Elbert Krasniqi në profilin e tij në “facebook” ka publikuar Udhëzimin e MPAL-së në të cilin përshkruhet rruga deri në organizimin e votimit për shkarkimin e kryetarit të një komune përkatëse.

Grupi nismëtar para se të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve për kërkesën e largimit të kryetarit të komunës, duhet të njoftojë Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe mund ta vë në dijeni edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Pas marrjes së njoftimit nga Grupi Nismëtar, Kryesuesi i Kuvendit Komunal njofton KQZ-në dhe ministrinë përkatëse për pushtetin lokal, raporton Express.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal pasi të pranojë njoftimin, ka afat pesë ditë për të shqyrtuar kërkesën dhe për të regjistruar Grupin Nismëtar si palë të autorizuar. Nëse kjo dështon, atëherë Grupi Nismëtar mund t’i drejtohet KQZ-së dhe të regjistrohet si palë e autorizuar.

Jo më vonë se pesë ditë nga regjistrimi i Grupit Nismëtar, Kryesuesi i Kuvendit Komunal i kërkon KQZ-së numrin e përditësuar të voutesve në komunën përkatëse, mbi bazën e të cilit përllogaritet 20%.

Më pas KQZ ka afat pesë ditë për ta njoftuar Kryesuesin e Kuvendit dhe Grupin Nismëtar  me numrin e votueseve në komunën përkatëse.

Pesë ditë pas regjistrimit të Grupit Nismëtar duhet që këta të fundit të pajisen me dokumentet e nevojshme. Grupi Nismëtar në një periudhë kohore prej 30 ditësh pas paisjes më dokumentet përkatëse duhet të mbledh numrin e nevojshëm të nënshkrimeve. Ky afat mund të shtyhet një herë me kërkesë të Grupit Nismëtar për 15 ditë.

Pas mbledhjes së nënshkrimeve, Grupi Nismëtar ia dërgon ata Kryesuesit të Kuvendit Komunal. Brenda një afati tre ditor, Kryesuesi i Kuvendit Komunal e dërgon listën e nënshkrimeve në KQZ.

KQZ më pas merret me verifikimin dhe e listës së nënshkrimeve . në rast se nuk është arritur 20 % e nënshkrimeve, KQZ njofton Grupin Nismëtar të cilit i jepen edhe dhjetë ditë afat shtesë për plotësimin e nënshkrimeve. Për këtë afat shtesë, KQZ njofton Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe MAPL-në.

Nëse as pas këtij afati nuk plotësohet 20 % e nënshkrimeve, atëherë nisma konsiderohet e dështuar dhe njoftohen institucionet përkatëse. Por nëse plotësohet 20 % e nënshkrimeve, atëherë organizohet votimi për largimin e kryetarit të Komunës nga KQZ-ja.

KQZ-ja brenda një afati prej 45 ditësh që prej kur konstaton se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme, duhet të organziojë procesin e votimit për largimin e kryetarit.

Që votimi të konsiderohet i suksesshëm duhet të votojnë 50% +1 e votuesve, në të kundërtën konsiderohet si peticion i dështuar dhe organizimi i një peticioni tjetër s’mund të ndodh pa kaluar një vit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë