Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Zgjedhjet në Veri, kontejnerët si qendra votimi

22/04/2023 - 16:22
në Kryesore, Lajme
A A
​Zgjedhjet në Veri, kontejnerët si qendra votimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ashtu si shumëherë përgjatë më shumë se dy dekadave në Kosovën e lirë, vëmendja është kthyer sërish në veriun e Republikës së Kosovës.

Mes tensionesh që kanë shoqëruar atë pjesë, të dielën institucionet e Kosovës janë të vendosura për të organizuar procesin e votimit për të zgjedhur katër kryetarët e komunave dhe në dy prej tyre edhe asambleistët.

Kjo është hera e dytë në këtë përpjekje, pasi në dhjetor të vitit 2022 presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ndikuar nga situata e brishtë e sigurisë, mori vendim për të shtyrë për disa muaj datën e zgjedhjeve, nga 18 dhjetori në 23 prill.

Kjo situatë vazhdon të mbetët e njëjtë, prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i hapë të gjitha shkollat e kësaj zone që në zgjedhjet lokale të vitit 2021, shërbyen si qendra të votimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KP, se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që në këto zgjedhje të hapë 6 qendra votimi të rregullta, në të cilat është votuar në të kaluarën, ndërsa 13 të tjera janë qendra alternative. Pra, në përgjithësi, numri i qendrave të votimit është 19 dhe kjo listë është përgatitur në bashkëpunim dhe koordinim me organet e sigurisë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote që është i caktuar në këto qendra të votimit është 45,095 votues. Meqenëse kemi më pak qendra votimi se në zgjedhjet e vitit 2021, KQZ-ja ka vendosur për rritjen e numrit të votuesve për një vendvotim, nga 750 sa është zakonisht në 2,000 sosh”, tha ai.

Që nga shpallja e datës së re të zgjedhjeve, partia më e madhe serbe, Lista Serbe, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të bojkotojnë këto zgjedhje.

Njëjtë ka vepruar edhe shteti serb, presidenti i të cilit, Aleksandër Vuçiq edhe personalisht ka përsëritur thirrjet për bojkot, duke pretenduar se vetëm “100 serbë” do të marrin pjesë në to.

Pikërisht kjo çështje, se çfarë ndodhë në rastin kur në një proces zgjedhor mund të ketë dalje të ulët të votuesve, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka sqaruar se në asnjë ligj nuk kërkohet kalimi i ndonjë pragu pjesëmarrjeje.

“As në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe as në ligjin për zgjedhjet lokale nuk është e saktësuar se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në një proces zgjedhor, në mënyrë që pastaj rezultati të mund të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra, nuk ka ndonjë prag të vendosur për këtë çështje. Gjatë kësaj periudhe 45 ditore, KQZ-ja është angazhuar maksimalisht që të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe ligjore për t’iu mundësuar qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre kushtetuese”, tha ai.

Vetëm tri ditë para ditës së zgjedhjeve, njëra nga subjektet politike serbe, Partia Kosovskih Srba (PKS) është tërhequr nga gara zgjedhore.

Kandidati i saj për kryetar të Leposaviqit, Aleksandër Jabllanoviq dhe 18 kandidatët për asamblenë e kësaj komune, janë tërhequr nga procesi zgjedhor.

Sipas KQZ-së, kjo nuk do të ndryshojë asgjë proceduralisht dhe nuk do të reflektohet në fletëvotime, pasi afati për tërheqjen e subjekteve politike dhe kandidatëve ka përfunduar më 27 mars. Sipas KQZ-së, fletëvotimet janë shtypur më herët.

Në përgjithësi, numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetar të katër komunave është 11, ndërsa më shumë se 60 kandidatë janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për dy kuvendet komunale.

Në zgjedhjet për kryetar të komunës së Leposaviqit në garë janë: Albulena Hetemi Behluli (PDK) Aleksandër Jablanoviq (PKS) dhe Lulzim Hetemi (VV).

Në Zubin Potok gara zhvillohet mes dy kandidatëve, Izmir Zeqirin nga PDK dhe Flatron Hasanin e Vetëvendosjes.

Në Zveçan kandidojnë Ilir Peci nga PDK-së, Fetah Peci nga VV, ndërsa Sladjana Pantoviq është kandidate e pavarur.

Në zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut garojnë Iniciaitva Qytetare Mitrovica me kandidatin Betim Osmani, PDK me Taulant Kelmendin dhe Vetëvendosje me Erden Atiq.

Kurse, në zgjedhjet për dy kuvendet komunale, Partia Demokratike e Kosovës garon me 16 kandidatë në Zveçan dhe 2 në Leposaviq, e Lëvizja Vetëvendosje me 10 kandidatë në Zveçan dhe 18 në Leposaviq. Nga radhët e komunitetit serb, vetëm Partia Kosovskih Srba ka rreth 20 kandidatë në garë për kuvendin e komunës së Leposaviqit./kp/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë