Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Zgjedhjet s’pranohen vetëm nëse ka parregullsi, me një votë më shumë zgjedhet kryetari ose asamblisti”

19/04/2023 - 16:38
në Kryesore, Lajme
A A
“Zgjedhjet s’pranohen vetëm nëse ka parregullsi, me një votë më shumë zgjedhet kryetari ose asamblisti”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet në Veri. Për zvogëlimin e qendrave të votimit, (mos)pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në zgjedhje, legjitimitetin dhe rrezikun që rezultatet mos të pranohen nga bashkësia ndërkombëtare, për Express ka folur ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu.

Këtë të diel qytetarët e katër komunave në Veri do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhuer kryetarin e tyre. Lidhur me këtë proces zgjedhor, KQZ javën e kaluar ka miratuar listën me qendrat e votimit. Sipas këtij vendimi, nga 44, numri i vendvotimeve është zvogëluar në 19.

Ish kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë se reduktimi i qendrave të votimit nuk ka efekte negative. Sipas tij kjo është një zgjidhje e mirë, pasi që është metodë më e mirë dhe më e shpejtë.

“Edhe pse është zvogëluar [numri i qendrave të votimit], është gjetur zgjidhje alternative që do të thotë këto qendrat e votimit alternative apo mobile janë shumë më efikase sesa ato që janë statike, që janë nëpër shkolla e objekte tjera. Ato mund të lëvizin ku ka votues dhe votojnë njerëzit, në një mënyrë e kompensojnë zvogëlimin e qendrave dhe mundësinë që njerëzit të votojnë, ata që e kanë ndërmend me dalë. Nuk pritet që me dalë ndonjë përqindje kush e di sa, se asnjëherë nuk ka pasë aq, por ata që duan të votojnë e kanë mundësinë që të votojnë në këto qendra alternative, më mirë, më shpejtë pa u munduar shumë”, deklaroi Baraliu për Express.

Baraliu është deklaruar edhe për rrezikun që zgjedhjet e 23 prillit të mos mbahen. Ai thotë se është në vullnetin e qytetarëve dalja për të votuar, derisa shton se ka rënë intensiteti i ndikimit të Listës Serbe te serbët lokalë.

“Unë mendoj që po, nuk ka asnjë arsye që mos të mbahen. Duhet të mbahen dhe do të mbahen. Sa dalin e si dalin nuk e di, është çështje e votës së lirë. Ne nuk e kemi me ligj të obliguar votimin, qytetari e ka alternativën me dalë ose jo, është çështje e qytetarëve. Ndoshta edhe gjendja që është specifike (në Veri), plus ata që janë nën ndikimin e Listës Serbe, ata qytetarë mund të mos dalin ose disa dalin, i ka rënë intensiteti i ndikimit të kësaj partie politike. Është çështje e vullnetit të qytetarëve, por unë mendoj që duhet të mbahen pa probleme, sepse gjendja e sigurisë është relativisht e ulët”, u shpreh ai.

Ish kreu i KQZ-së në një bisedë me Gazetën Express ka thënë se nuk ka ndikim nëse është e ulët përqindja e daljes në zgjedhje sepse “nuk ka mekanizma kufizues”.

“Nuk ndikon fare, nuk është problem. Nuk kemi mekanizma kufizues që e kufizon përshembull pjesëmarrjen 30 për qind ose 50. Meqë nuk e kemi me ligj, aq sa dalin legjitimiteti i zgjedhjeve nuk mund të kontestohet nga askush. Ata që e fitojnë një votë më tepër e marrin mandatit, qoftë si asamblist qoftë si kryetar komune”, tha ai.

Ai u pyet edhe nëse ka rrezik që bashkësia ndërkombëtare mos t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve në Veri për shkak të daljës së vogël të qytetarëve.

“Bashkësia ndërkombëtare [mundet të mos i pranojë rezultatet] vetëm nëse ka parregullsi dhe nuk respektohen ligjet tona në fuqi dhe rregullat e KQZ-së. Ndërkohë KQZ ka kryer të gjitha përgatitjet, ka blerë edhe stacioneve mobile, dhe mendoj që çdo gjë do të shkojë mirë”, u përgjigj ai.

Kujtojmë që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të enjten e javës së kaluar ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve. Ai tha se shtyrja e zgjedhjeve “na shpëton fytyrën si shtet”.

“Duhet bërë kujdes, opsioni i ndaljes së këtij procesi është i mençur, është në dobi të Kosovës dhe e shpëton edhe fytyrën tonë si shtet”, ka thënë Haradinaj për KP.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Bashkimit Evropian, nëse ata e shohin si zgjidhje shtyrjen e zgjedhjeve, mirëpo deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Lidhur me kërkesën e Haradinajt, disa ditë më parë është deklaruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

“Është punë e KQZ-së dhe organeve tjera shtetërore duke përfshirë Qeverinë dhe Presidenten. Partitë politike nuk kanë asnjë arsye me ndërhy në procese të tilla. Qeevria po dështon me kriju kushte të mira zgjedhore për qytetarët e saj”, ka thënë Haziri për Express

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë Lista Serbe, pasi kjo parti nuk ka aplikuar për certifikim në afatin 14 ditor të hapur nga KQZ. Ata kanë kushtëzuar pjesëmarrjen e tyre me disa kërkesa: krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga Veriu.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë