Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjidhje apo vazhdim i krizës: Sytë kah Kuvendi

20/08/2025 - 09:18
në Kryesore, Lajme
A A
Dështon për herën e tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu as këtë herë nuk i siguron votat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas gati një muaj pushimi, deputetët sot do të kthehen në Kuvend.

Se a do të zgjidhet kriza e bllokada politike kjo nuk dihet, megjithatë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë më i qartë se asnjëherë.

Avni Dehari e shkeli Kushtetutën me votim të fshehtë, dhe një kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.

Seanca e sotme do të mbahet me fillim nga ora 11:00.

Lëvizja Vetëvendosje është zotuar se do të vazhdojë me kandidaturën e Albulena Haxhiut, e cila publikisht dihet se nuk i ka votat.

Por, kush do të jetë pas herës së tretë? Kjo nuk dihet, pasi Vetëvendosje ka pasur akuza e kritika të mëdha ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetutese.

“Se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, u konfirmua sërish. Zhurma opozitare u rrëzua përsëri. Por paragjykimi i Gjykatës për mungesën e konsensusit politik sa kohë që nuk është hedhur asnjëherë në votim është ecje në rrugën e subjekteve bllokuese. Kjo rrugë na kthen pas aty ku nuk pati rezultat. Analogjia që përdor Gjykata nuk ka ku të qendrojë. Kushtetuta ndryshe nga zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, për zgjedhjen e Presidentit i përcakton qartë raundet e votimit edhe pasojat juridike të moszgjedhjes brenda një afati. Në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë. Në bazë të “tezës” së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Këtë po e kërkojnë dhe thonë eksponentët opozitarë, madje edhe në komentet dërguar kushtetueses”, thuhej në reagimin e tyre.

Partitë opozitare vazhdojnë të mbesin në qëndrimet e tyre: PDK-ja e voton secilin kandidat që nuk ka qenë ministër i qeverisë Kurti. LDK-ja nuk voton asnjë pa marrëveshje, kurse AAK-ja ka shprehur gatishmëri për Shqipe Selimin e Saranda Bogujevcin.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pak minuta para se aktgjykimit të publikohet, kishte thënë se VV-ja gjithmonë i ka respektuar vendimet nga Kushtetuesja. Por, nuk shkoi gjatë, e vartësit e tij u hodhën në sulm.

Presidenca e Kosovës po e sheh urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, kanë thënë nga Presidenca.

Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin ditën e hënë.

Gjykata Kushtetueses konstatoi se Kryesuesi i Seancës Konstituive shkelte dispozitat kushtetuese duke ndryshuar rendin e ditës dhe duke shtyrë përpara një mekanizëm të votimit të fshehtë që nuk parashihet në Rregulloren e Kuvendit si akt ligjor. Duke iu referuar nenit 8.4 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Gjykata theksoi se Seanca Konstituive ka një rend të vetëm të ditës strikt dhe të pandryshueshëm: verifikimi i mandateve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e Kryetarit dhe zgjedhja e Nënkryetarëve. Me përpjekjen për të futur një hap shtesë – krijimin e një komisioni për votim të fshehtë – Kryesuesi tejkaloi kompetencat e tij, e konstatuar shprehimisht nga GjK.

Aktgjykimi tha se: “Rendi i ditës i seancës konstituive është i pandryshueshëm dhe nuk mund të ndryshohet pas fillimit të saj.”

Gjykata deklaroi gjithashtu se veprimet e Kryesuesit përbënin shpërfillje të hapur të aktgjykimit të saj të mëhershëm (KO124/25), i cili i kishte urdhëruar deputetët që të përfundonin Seancën Konstituive brenda 30 ditësh me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve. “Kryesuesi i Seancës Konstituive nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës… dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës.”

Gjykata rikujtoi gjithashtu se Kushtetuta nuk parashikon votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. “Kushtetuta nuk përcakton mënyrën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.”

JU REKOMANDOJMË

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet
07/07/2026 - 22:43

Shtetet e Bashkuara revokuan të martën licenën e përgjithshme që autorizonte shitjen e naftës iraniane, pasi një zyrtar amerikan paralajmëroi se veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit...

Më shumëDetails

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’
07/07/2026 - 22:30

Analisti Blerim Canaj në ”Click” ka kritikuar opozitën, duke vlerësuar se asaj i mungojnë vizioni dhe kapaciteti për të ndërtuar një kauzë politike që do t’i ofronte alternativë...

Më shumëDetails

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit
07/07/2026 - 22:15

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, duke pretenduar se skuadra e tij është trajtuar padrejtësisht. Në deklaratën e...

Më shumëDetails

38 ditë protestë në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë!

38 ditë protestë në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë!
07/07/2026 - 22:08

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u renditën një sërë arsyesh për të cilat protestohet....

Më shumëDetails

Fermerët e qumështit reagojnë ashpër ndaj deputetes së VV’së: Tërhiqe fjalën “langarec”

Fermerët e qumështit reagojnë ashpër ndaj deputetes së VV’së: Tërhiqe fjalën “langarec”
07/07/2026 - 21:47

Fermerët kosovarë të qumështit i kanë reaguar deputetes së zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshit, për gjuhën e përdorur ndaj tyre. Në reagim të tyre, fermerët...

Më shumëDetails

“Një pjesë e LDK-së ka disponim për bashkëpunim me VV-në”, thotë Bytyqi

“Një pjesë e LDK-së ka disponim për bashkëpunim me VV-në”, thotë Bytyqi
07/07/2026 - 21:34

Analisti politik Ardian Bytyqi ka deklaruar se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po vërehet një pjesë që është e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, por sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë