Dy gra raportohet të jenë zhdukur ditë më parë në Ferizaj, raporton Gazeta Online Veriu,info.
Në rastin e parë një person ka raportuar në polici se motra e tij është larguar nga shtëpia me datën 6 gusht dhe nuk është kthyer më.
“Ferizaj, 06.08.2023 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se motra e tij kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Ndërsa, denoncuesi tjetër ka raportuar se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia me datën 5 gusht dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
“Ferizaj , 05.08.2023-12:15 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.













