Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Ferizaj.
Në njoftimin e bërë nga Policia, ankuesi mashkull ka informuar se viktima mashkull kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij raporton Gazeta Online Veriu.Info.
Njësitë përkatëse policore janë duke e hetuar rastin.
Raporti i plotë policor:
PERSON I ZHDUKUR
Ferizaj, 17.08.2023 – 07:10. Ankuesi mashkull kosovar me datën 23.08.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke e u hetuar.












