Dje, rreth orë 08:30 një person nga Mitrovica ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Ky rast nga policia është cilësuar si raportim i personit të zhdukur, shkruan Veriu.info
“Mitrovicë 26.07.2023 – 08:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.












