Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zhegrova me shokë do ta sfidojnë Realin sonte

02/10/2024 - 11:30
në Sport
A A
Napoli sytë kah Edon Zhegrova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me nëntë ndeshje të tjera të fazës së ligës.

Pa dyshim, vëmendja e natës do të jetë në Francë, ku Lille do të takohet me Real Madridin.

Edon Zhegrova do të mundohet t’i shfaq vlerat e tij për ta marrë ekipin në dorë dhe për t’ju bërë ballë “Mbretërve” nga Madridi.

Ylli kosovar i ka realizuar tre gola në këtë edicion të Championsit, më saktësisht në fazën kualifikuese, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, 25 vjeçari është i vendosur të tregohet sonte ndaj kampionëve aktualë të Evropës, të cilët madje thuhet se kanë shprehur interesim për të.

Nga ana tjetër, skuadra e Carlo Ancelottit e ka marrë rrugën drejt Francës me qëllim të fitores dhe të tri pikëve të radhës.

Sonte na presin edhe disa ndeshje interesante, kur edhe do të zbresin në fushën e blertë edhe gjigantë të tjerë evropianë.

Bayern Munichu do ta vizitojë Aston Villën në Angli.

Bavarezët shihen si favoritë për ta fituar këtë lojë, por ekipit nga Birminghami nuk i dihet kurrë.

Anglezët, të prirë nga tifozët e tyre të flaktë, do të mundohen ta befasojnë gjigantin gjerman.

Ndërkohë, Liverpooli do t’i bëjë konak Bolognas, për të cilën pjesëmarrja në këtë garë është vetë mrekullia.

“Reds” pa dyshim llogarisin në fitoren e radhës, pas asaj që e kishin regjistruar në Itali ndaj Milanit.

E ekipi tjetër italian, Juventus do t’i shkojë Leipzigut.

“Bianconeri” pa dyshim do të tentojnë të rikthehen në Torino me pikë të plota.

Nga ana tjetër, gjermanët s’kanë çka humbin dhe objektiv i tyre është që t’i mbajnë pikët në shtëpi.

Sonte në fushën e blertë do të zbresë edhe Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës, i cili do të ketë punë me Monacon.

Dy ndeshje do të nisin në orën 18:45 e shtatë të tjera nga ora 21:00. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

“Bomba” e mërkatos verore, ekipi italian synon transferimin e Ronaldos?
Sport

“Bomba” e mërkatos verore, ekipi italian synon transferimin e Ronaldos?

15/07/2025 - 22:56
Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit në basketboll
Sport

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit në basketboll

15/07/2025 - 22:43
Kjo është paga e Luka Modric te Milani
Sport

Kjo është paga e Luka Modric te Milani

15/07/2025 - 21:30
Armando Broja drejt Bundesligës, kush janë dy klubet që e duan menjëherë shqiptarin
Sport

Armando Broja drejt Bundesligës, kush janë dy klubet që e duan menjëherë shqiptarin

15/07/2025 - 20:12
Dy klube të Bundesligës ia mësyjnë Armando Brojës
Sport

Dy klube të Bundesligës ia mësyjnë Armando Brojës

15/07/2025 - 14:43
Napoli sytë kah Edon Zhegrova
Sport

Klubi i Premierligës nuk heq dorë nga Zhegrova

15/07/2025 - 14:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Reuters”: I pashqetësuar nga Trumpi, Putini do ta vazhdojë luftën dhe mund të kërkojë më shumë Ukrainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë