Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është në panik pas përgjigjes së Qeverisë së Kosovës, sipas deklarimit të Bashkimit Evropian, kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.
Siç raporton “Blic” në Serbi, Vuçiq e ka lëshuar para kohës seancën e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për t’u takuar me përfaqësuesit e QUINT-it, nga të cilët ka kërkuar konsultime urgjente.
Takimi është paraparë të fillojë rreth orës 15:15.
Siç raporton “Blic”, serbët e Kosovës kanë planifikuar të largohen nga të gjitha institucionet, përfshirë edhe nga Policia e Kosovës dhe të kundërvihen në mënyrë paqësore dhe demokratike.
Pas takimit me Quint, raporton “Blic” me burime brenda takimit, Vuçiq do të bisedojë me ambasadorin rus dhe të ngarkuarin me punë të ambasadës kineze, ndërsa gjatë mbrëmjes është e mundur mbajtja e një seance tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Përfaqësuesit serbë në Kosovë i kanë bërë thirrje presidentit Vuçiq që të aplikojë masa radikale për situatën në Kosovë.











