Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zhvillime politike: Kosova sot mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

23/02/2022 - 14:39
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është zyrtari rus që sot u shpall non – grata, akuzonte UÇK-në për krime në raportet e tij (Emri/Foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

ëshilli i Sigurisë Kombëtare do të mbajë sot një mbledhje e cila është paraparë të zhvillohet në mbrëmje.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Presidenca e Kosovës.

“Vetëm mund të konfirmojë se në mbrëmje mbahet”, tha Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes Osmani për lajmi.net.

Ndonëse, kriza në Ukrainë ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë në rajon, agresionin e Rusisë ndaj dy krahinave në lindje të Ukrainës e kanë dënuar edhe krerët e institucioneve të Kosovës.

Ndërkaq, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shpalli një varg sanksionesh kundër Rusisë, një ditë pasi presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin, mori vendim për t’i njohur rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura dhe urdhëroi dërgimin e trupave atje.

Ndërkohë që Kosova sot mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në fundjavë në Serbi do të vijë për vizitë njeriu i afërt i Putinit, Nikolla Patrushev dhe nuk është bërë e ditur se cila është agjenda e tij.

Në anën tjetër, lajmi.net ka raportuar para 2 ditësh se Rusia ka ndërmarrë 4 veprime brenda 1 javë për tentimin e destabilizimit të Kosovës, kështu duke synuar që ta bëjë pjesë të ndodhive të fundit në skenën globale gjeopolitike.

Jo vetëm Ukraina: Rusia me 4 veprime të frikshme brenda javës po synon destabilizimin e Kosovës

Fillimisht, një lajm i publikuar në median propagandistike ruse TASS tha se Kosova po planifikon të dërgojë mercenarë për luftën Ukrainë – Rusi, mercenarë këta që do të radhiteshin krah trupave ukrainase në mbrojtje të territorit.

Kjo gjë u demantua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës duke thënë se përveç që Kosova nuk planifikon dhe assesi nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë – kjo gjë është edhe e ndaluar sipas ligjeve të Kosovës. Në reagimin e MPJD-së, raportimet e TASS përveç se të pavërteta shihen edhe si tendenca për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Këtij raportimi të TASS i parapriu një debat i ashpër i presidentit të Rusisë Vladimir Putin me kancelarin gjerman Olaf Schloz. Gjatë bisedimeve të tyre për shtensionimin e situatës në kufirin Rusi – Ukrainë, presidenti rus Putin i kishte përmendur kancelarit gjerman ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

“Sa i përket luftës në Europë, Kancelari federal sapo tha që njerëzit e gjeneratës së tij – dhe unë i përkas kësaj gjenerate – vështirë se mund ta imagjinojnë luftën. Natyrisht ai iu referua situatës rreth Ukrainës. Por, ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të një lufte në Europë që e bëri NATO kundër Jugosllavisë. Një operacion i madh ushtarak i sulmit me raketa dhe bomba në një kryeqytet europian, Beograd. Kjo u bë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit. Ky është një shembull fatkeq, por ai ka ndodhur” ka thënë Putin.

Por, përgjigja e kancelarit gjerman karshi Putinit ishte e ashpër. Ai i tha presidentit rus se në Kosovë po ndodhte gjenocid dhe kjo duhet të parandalohej.

“Dua të theksoj se situata në Jugosllavi ka qenë diçka më ndryshe. Kishte rrezik dhe kërcënim për gjenocid dhe kjo është dashur të parandalohej. Jam shumë i lumtur që atje tash gjithcka po zhvillohet në mënyrë paqësorë dhe se vendet e Ballkanit kanë gjetur të ardhmen e tyre në Bashkimin Europian. Kjo është një shenjë pozitive”.

Por kjo nuk është e tëra. Rusia nëpërmjet eurodeputetes franceze pro-ruse, Dominique Bilde tentoi ta portretizojë gjendjen e serbëve në Kosovë si në krizë. Ajo madje propozoi një rezolutë për serbët e Kosovës pasi atyre nuk iu mundësua mbajtja e referendumit serb në Kosovë – gjë që nëse do të mbahej do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Rusia nuk u ndal as me kaq. Në kulmin e tensioneve në Ukrainë, shefi i shërbimeve të sigurisë së Rusisë, një nga njerëzit më të afër të Putinit ka vendosur të vizitojë Serbinë këtë javë. Kjo sipas njohësit të rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Agon Maliqit, po bëhet me gjasë për destabilizimin e rajonit – më konkretisht në Bosnje dhe përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës.

“Synimi, me gjasë, është presioni ndaj Beogradit për ta hapur një front të ri destabilizimi në rajon, mbi të gjitha për ta përkrahur nismën e Dodikut për zhbërjen e Bosnjes, por edhe mundësia për ndonjë përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës. Vuçiq e ka mbështetur agjendën ruse në shumë sfera, por në përpjekje për të balancuar dhe për t’i mbajtur raportet me perëndimin, dhe i vetëdijshëm për pasojat, deri tani është treguar skeptik dhe frenues ndaj Dodikut. Nëse vazhdon t’i rezistojë këtij presioni në këtë moment thyerjesh të mëdha gjeopolitike, pikët e fituara nga Vuçiq në perëndim, veçanërisht në SHBA, janë të larta.

Nëse u hyn aventurave, e djeg gjithë mundin diplomatik të një dekade. Në cilëndo rrethanë dhe sido që të zhvillohet, ky konflikt mes perëndimit dhe Rusisë do ta ridefinojë kontekstin e sigurisë në Evropë, ku Rusia e sheh fatin e Ballkanit dhe atë të ish shteteve Sovjetike si të ndërlidhura – si sfera interesi me mundësi pazaresh dhe shkëmbimesh. Në këtë kontekst, Kosova e mbrojtur nga NATO nuk e ka luksin të vazhdojë me qasjen sovraniste dhe shpërfillëse ndaj aleatëve, duke ndjekur fitore taktike që zgjojnë emocione të momentit (psh. targat, zgjedhjet) dhe duke e humbur perspektivën strategjike. Rezultati i kësaj qasjeje është se Kosovën nuk e pret më kush nga nivelet e larta në SHBA, madje as për kafe në margjinat e konferencës së Mynihut.”, tha Maliqi në Facebook’un e tij.

Kremlini në mënyrë të hapur po e përdorë Serbinë për të kërcënuar me destabilizim edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo çështje është ngritur edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu në konferencën e sigurisë në Mynih.

Se cilat do të jenë veprimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të menjanuar një ndërhyrje ruse që rrezikon seriozisht stabilitetin e rajonit ende nuk dihet, por fushata e Rusisë nëpërmjet Serbisë është e hapur dhe e dukshme për të gjithë.

Në vijë me raportimin e lajmi.net ka qenë edhe deklarimi i Bekim Kupinës, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani i cili ka thënë se tentimi për destabilizimin e Ballkanit nga ana e Rusisë duke përdorur Serbinë është tendencë e kahmotshme.

“Kriza në Ukrainë, padyshim se mund të ketë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor. Tendencat e Rusisë për destabilizim të rajonit, duke e përdorur Serbinë si aleate, janë të kamotshme. Serbia dhe Rusia kanë bashkëpunim politiko-ushtarak, i cili është në shërbim të synimeve hegjemoniste të tyre dhe paraqet rrezik për paqen dhe stabilitetin e rajonit”, tha ai për Telegrafin.

Mbetet të shihet se cila do të jetë tema e diskutimit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, por vlen të theksohet gjithashtu fakti se Serbia ka kërkuar që në Kosovë të mbahen edhe zgjedhjet e prillit që mbahen në Serbi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë