
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot do të mbajë mbedhjen e rradhës të qeverisë me të gjitha ministrat, shkruan Veriu.info.
Sipas njoftimit për media nga kryeministria, mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet sot në orën 14:00. Kjo mbledhje vjen pas disa zhvillimeve në vend.
ZRRE-së i janë dërguar rekomandime të ndryshme nga partitë politike për shtrenjtimin e rrymës. Së shpejti pritet të merret një vendim.
Po ashtu, vlen të theksohet se të premten do të diskutohet për masat e reja. Avokati i Popullit dje i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë masat, përkatësisht orarin e lëvizjes së qarkullimit.











