
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është duke biseduar me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, ka raportuar televizioni shtetror rus.
Kjo bisedë po vije pas një bisede që Putini ka pasur me Rexhep Tajip Erdogan sot, për të cilën është raportuar më herët, raporton Sky News.
Në ketë bisedë thuhet se Erdogan i ka kërkuar Putinit të sigurojë një armëpushim në Ukrainë.
Sa i përket bisedes mes Macron dhe Putin, duhet cekur se kjo nuk është biseda e parë mes tyre, një tjetër është realizuar me herët, por sipas raportimeve nuk ka dhënë rezultatin e kërkuar nga Macron.
Këto biseda, shihen si një tentim për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, përmes diplomacisë.












