Edhe Melihate Tërmkolli është përfshirë në zhvillimet e fundit në LDK.
Dikur një nga zyrtaret kryesore të këtij subjekti, Tërmkolli ka thënë se shkatërrimi i këtij subjekti është projekt që i kalon kufijtë e Kosovës.
“Kështu është kur na hoqën krejt neve, shtyllat e LDK-s e të Kosovës, kur për më shumë se dhjetë vite sorosianët e të dy linjave bënë “spastrimin” e LDK-s nga të gjitha personalitetet më të fuqishme kombëtare politike, me hajni e manipulime të mëdha”, shkruan ndër të tjera ajo.












