Pas situatës që u krijua në veri, ku Lista Serbe njoftoi se të gjithë serbët do të largohen nga institucionet, perfshi edhe policët, Njësia Speciale e Policisë raportohet te jetë nisur për në veri.
Por në pjesën jugore të Mitrovicës, situata raportohet te jetë e qetë. Kështu po deklaron në nje bisedë per Nacionalen, drejtoresha e Stacionit në jug Aferdita Mikullovci.
“Për momentin situata raportohet të jetë e getë ne pjesën jugore”, i tha Nacionales Mikullovci.
Lista Serbe ka mbajtur nje mbledhje sot ne orët e para të dites së shtune, e ku u diskutua ne lidhje me giendjen aktuale në veri.
Aty morën pjesë të gjithe lideret e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policor të Kosovës nga veriu i vendit. E nje vendim i rendësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim: Lista Serbe ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosoves.
“Ne kemi vendosur te largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga kater korunat në veri të Kosovës, por edhe gë te largohen serbët nga giygësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri” theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakig pas takimit.
Ky takim i thirrur nga Lista Serbi vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për të suspenduar Nenad Gjurigin, drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, pasi injejti refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë Kurti për targat.











