Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti u përket idealistëve dhe se këta të fundit janë anëtarësia.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haziri ka shkruar se në Kosovë historia i ka mësuar që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve.
“LDK ju takon idealistave. Idealistat janë anëtarësia!”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.
“Në Kosovë, historia na ka mësu që LDK është parti e idealistave, PDK është parti e kryengritësve dhe VV është parti e të pakënaqunve”, tha ai.
Sipas Hazirit, LDK u takon idealistëve “e idealistat e saj janë anëtarësia, jo funksionarët”.












