Gjatë konferencës për shtyp në kuadër të grumbullimeve dhe ndeshjeve të Kombëtares së Francës trajneri Zidane u shpreh tejet i impresionuar nga forma, pjekuria dhe mënyra se si i riu francez po e menaxhon karrierën e tij . Madje ai nuk hezitoi të bëjë një krahasim direkt mes tij dhe talentit të PSG-së, Désiré Doué.
“Te ai shoh një pjesë të vogël të vetes sime kur isha lojtar.
Ajo që ai ka bërë tash e sa kohë është thjesht e mrekullueshme.
Ai dëshiron të përmirësohet, dëshiron të fitojë trofe dhe dëgjon me shumë vëmendje.
Edhe unë doja të përmirësohesha, doja t’i dëgjoja lojtarët më të vjetër dhe njerëzit përreth meje.
Mendoj se këtë po bën edhe ai. Dhe po e bën shumë mirë”, deklaroi ai
“Les Bleus” gjatë muajit nëntor do të përballen me dy kundërshtarë shumë të fortë brenda pak ditëve.
Francezët udhëtojnë për në “San Siro” për tu përballur me Italinë me 12 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë Franca pret Turqinë në shtëpi.














