
Një tym i madh shihet të ketë dalë nga një zjarr i sapondezur që sipas qytetarëve që kanë dërguar foto është nga djegia e gomave.
Sipas tyre ky zjarr dhe tymi i madh janë te lokacioni që njihet si “Te Vigu”, që ndodhet afër Lumit Sitnica, pak metra nga fshati Novolan i Komunës së Vushtrrisë.
Në vijim mund të shihni disa fotografi nga ky zjarr dhe tymi i madh që ka ndotur jashtzakonisht shumë ajrin në këtë pjesë të qytetit të Vushtrrisë.
Ende nuk dihen saktësisht shkaqet e zjarrit, apo për ndonjë intervenim të mundshëm të njësiteve të zjarrfikësve.











