
Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fabrikën “Extra Colors” në Vushtrri ku si pësojë dy persona kanë mbetur të lënduar, raporton Veriu.info.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti duke njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë pësuar lëndime dy punëtorë të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
“Sot, në ora 07:45, është raportuar se brenda hapsirave të fabrikës “Extra” në Vushtrri ka ndodhur një zjarr. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin. Dy persona- punëtor si pasoj e lëndimeve kan kërkuar tretman mjekësor”.
Punëtorët kanë pranuar tretman mjekësor dhe nuk janë në rrezik për jetë./Veriu.info












