Sot rreth ora 13:30 minuta ka rënë zjarr në një barnatore, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë.
Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.












