Një zjarr ka ndodhur sot pasdite në objektin e e Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se kishte zjarr në bodrumin e një objekti aty dhe se nuk ka asnjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në bodrumin e një objekti, në rrugën Ukshin Hoti, në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.














