
Një zjarr i madh është parë në lagjen “Dardania” të Prishtinës, sot.
Si pasojë, një person është lënduar.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai deklaroi për “Front Online” se një kamion është përfshirë nga zjarri. E si pasojë, nga flakët e pësuan edhe tri vetura përreth tij.
“Rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci për “Front Online”.












