Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kërkuar tensionimin e situatës në veri.
Sipas tij, përmes tensionit të situatës në veri, Kurti po dëshiron ta bëjë fajtore Serbinë para ndërkombëtarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Perëndimin nuk po e sheh Serbinë si fajtore.
“Kryeministri Kurti e ka kerkuar kete tensionim te situates ne veri. Ideja e KM Kurtit dhe presidentes Osmani eshte qe permes tensinimit te situates ne veri, me thene ne rrjetet diplomatike qe Serbia po e ben kete dhe se Serbia eshte Rusia ne Ballkan. Mirepo, per fatin e keq te tyre e te Kosoves, perendimi nuk po e sheh Serbine si te tille. Perendimi, BE e US po kane raporte korrekte me Serbine. Nderkohe qe, US e BE e kane paralajmeruar KM Kurti qe ne veri duhesh me pase kujdes, por ky i fundit ka nje plan tjeter. Tash duhet me e pa se si po i shkon”, ka shkruar Zogaj.













