Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se mund të nis sërish luftë në Kosovë.
Zogaj përmes një shkrimi në Facebook tha se Kurti e ka një ‘luftë’ të nisur para 20 dite, e ajo është greva në arsim.
Sipas tij, si një kryeministër që është, Kurti nuk po tregon as gatishmërinë e as aftësinë që ta fitojë këtë ‘luftë’.
“Duke deshtuar brenda vendit, ne shumicen e ceshtjeve qe po perballet, pa asnje pergjegjesi jep intervista ne media te huaja duke paralajmeru per nje lufte te mundshme me Serbine.
Percaktohu kryeminister-ose ben thirrje per investime te huaja, duke ofru siguri e energji per kompanite qe dojne me investu ne Kosove, ose kerkon armatim nga vendet qe jane te gatshme me te dhene. Te dyjat bashke nuk shkojne”, tha ai.












