Aktivisti i LV-së, Avni Zogiani, ka komentuar aksionin “Brezovica”, përmes të cilit janë sekuestruar vila të shumë politikave, gjyqtarëve dhe biznesmenëve.
Ai ka përdorur këtë aksion të organeve të rendit për t`i goditur partitë që më herët kanë qeverisur vendin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky aksion është tregimi politik më i mirë mbi kohen e pushtetit të PDK-së dhe LDK-së.
“Brezovica eshte tregimi politik me i mire mbi kohen e pushtetit te PDK e LDK. Politikanë, gjykates, biznesmenë, besoj edhe perfaqesues te medias, struktura politike serbe, te gjithe te bashkuar shkaterrojne Parkun Nacional. Ketu pra eshte pergjigjja jo vetem mbi ate se çfar politike e gjyqesie kemi pasur, por edhe pse ka pasur interes qe pakica serbe gjate tere kesaj kohe te kete kaq shume pushtet te pakontrolluar nga organet qendrore shteterore”, ka shkruar ai.












