Në një prej rrugëve kryesore të Tel Avivit është vendosur një billboard i madh me një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin amerikan, Donald Trump: “Zotëri President, përfundo punën!”.
Kjo thirrje vjen në kulmin e tensioneve të përshkallëzuara mes Izraelit dhe Iranit, duke i bërë jehonë zërave që kërkojnë ndërhyrjen ushtarake të SHBA në mbështetje të Izraelit.
Billboardi është parë si një përpjekje publike për të ushtruar presion mbi administratën amerikane, veçanërisht Trumpin, i cili pritet të ketë ndikim të madh në politikat e ardhshme të sigurisë nëse rikthehet në detyrë.