Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

06/12/2023 - 22:18
në Lajme
A A
“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Naim Murseli është shndërruar në një prej emrave më të përfolur e urryer kohëve të fundit për shkak të dyshimit se ka organizuar vrasjen e gruas së tij. Para tragjedisë që tronditi Kosovën, gjithçka ishte ndryshe. Murseli linte përshtypjen e njeriut të lumtur, me jetën e tij në rrethe që i preferonte – politikanë dhe VIP’a. Kjo zgjati deri të premten e kaluar kur Murseli ra në pranga për shkak të dyshimeve se organizoi vrasjen e gruas në prani të dy fëmijëve. Krahas krimit të rëndë, ajo që po diskutohet është edhe raporti me Pacollin.

Lidhja speciale e Murselit me “kosovarin më të pasur në botë” dëshmohet hapur në fotografitë që Murseli i ka të publikuara në profilin e tij në facebook. “Poza” në aeroplan privat e pushime nëpër vendet ekzotike të botës janë ato që dominojnë profilin e Murselit.
Por, s’i kishte arritur Murseli që t’i afrohej Pacollit qysh në moshë të re?

Ai në një fotografi që e ka publikuar në profilin e tij, ka treguar se për herë të parë e kishte takuar Pacollin në vitin 2006 në qytetin e Gjakovës.

“Takimi im i parë me z. Behgjet Pacolli. Në vitin 2006, Gjakovë”, thuhet në përshkrimin që Murseli i ka vendosur fotografisë.

Fotografia e publikuar nga Naim Murseli (Facebook)
Murseli rrëfimin e afërsisë së tij me Pacollin e ka të ndërtuar mes fotografish të shumta në profil. Pas ngjarjes që ka tronditur Kosovën e Suedinë, një version të njohjes me Murselin e ka treguar edhe vetë biznesmeni.

Në një shkrim ku shprehte ngushëllime për familjen e Liridona Ademajt, Pacolli ka treguar se me 33 vjeçarin, tani të dyshuar për krimin makabër, njihej prej vitesh, meqë si djalë i ri i ishte afruar pas një sëmundjeje që kishte përjetuar.

Por cila ishte historia e sëmundjes së Murselit që u përmend disa herë nga Pacolli ditëve të fundit?

Murseli në profilin e tij në facebook kishte shkruar rreth sëmundjes kur ishte foshnje. Ai kishte treguar se si 2 vjeçar kishte qenë duke luftuar për jetë në Zagreb, ndërsa pas 25 vitesh kishte arritur të shoqërohej me ish-presidentin kroat Stipe Mesiq dhe Behgjet Pacollin.

“Vetëm Zoti e vendos fatin e secilit”, kishte shkruar Murseli më 14 korrik 2020.

“Unë, dy vjeç, duke luftuar për jetë në Zagreb, Kroaci 25 vjet më vonë së bashku me dy Presidentë, njëri i Kroacisë dhe tjetri i Kosovës, në një udhëtim privat. Vetëm Zoti vendos fatin e secilit”, thuhet në postim.

Behgjet Pacolli, Naim Murseli
Pacolli dhe njerëzit e tij e kanë quajtur person imponues Murselin që në vazhdimësi kishte shfaqur interes për aktivitetet në rrjete sociale. Ky ‘insistim” i është shpaguar Murselit pasi ia ka dalë të emërohet këshilltar i Kryediplomatit Pacolli më 2017. Po ashtu Pacolli ka treguar se e ka ndihmuar në disa iniciativa biznesore që nga viti 2019.

“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019”, ka shkruar Pacolli pak ditë pas ngjajes tragjike të vrasjes së Liridona Demajt.

Behgjet Pacolli
Tutje ai ka treguar se raporti i tyre ka qenë edhe më i fortë, meqë kanë qenë edhe kumbar të një prej fëmijëve të çiftit.

“Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka konfirmuar edhe vetë se Murseli ka qenë i angazhuar si këshilltar i jashtëm (pro bono) gjatë kohës kur ka qenë si Ministër i Punëve të Jashtme. Menjëherë pas rastit, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, në një përgjigje për Express kishte mohuar që Murseli të ketë qenë këshilltar i Pacollit.

“Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri”, ka shtuar tutje Pacolli.

Pacolli ka thënë se s’do të mendonte kurrë që Naim Murseli të përfundonte në një akt të tillë tmerrues.

“Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues”, ka shtuar mes tjerash njeriu më i pasur në Kosovë.

Pikërisht ky raport, më 2014 e kishte çuar Pacollin në Uddevalla të Suedisë ku deri më tani ka jetuar Murseli dhe familja e tij.

Gazeta suedeze Expressen kishte shkruar për qëndrimin e Pacollit atje. Raportohej se “Vizita në Suedinë Perëndimore vjen pasi këshilltari komunal i Uddevalla Magnus Jacobsson (KD) dhe Naim Murseli, kandidat për deputet (KD), shqiptar nga Kosova dhe mik i Pacollit, vizituan së fundmi Kosovën. Tani pritej një vizitë e kthimit për të diskutuar bashkëpunimet e mundshme në teknologji dhe energji. Pacolli vizitoi të enjten Kynningsrud dhe Uddevalla Energi AB”.

Behgjet Pacolli, Naim Murseli
Foto e publikuar nga Behgjet Pacolli më 2014 gjatë vizitës në ”Uddevalla Energi” bashkë me Naim Murselin
“Ka mundësi të mira për investime në Kosovë. Përveç kësaj, ne kemi marrë dy zona të tregtisë së lirë në vend, të cilat duhet të jenë interesante për kompanitë suedeze dhe skandinave” citohej të ketë thënë Behgjet Pacolli, që po vizitonte kompanitë në Goteborg.

Naim Murseli bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën gjenden në paraburgim për rastin e vrasjes së Lirdiona Ademajt. Murseli dyshohet si organizatori i gjithë skenarit për vrasjen. Granit Plava për Prokurorinë dyshohet që është personi që ka vrarë Liridonën, ndërkohë që Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.Ata janë duke u mbajtur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë