Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zotimi francez “që Kosova të bëhet sa më shpejt anëtare e KiE”, Ambasada e Gjermanisë: Të zbatohen obligimet dhe të sigurohet mbështetja

01/08/2026 - 16:14
në Lajme
A A
Zotimi francez “që Kosova të bëhet sa më shpejt anëtare e KiE”, Ambasada e Gjermanisë: Të zbatohen obligimet dhe të sigurohet mbështetja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tema e harruar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës për më shumë se dy vjet, që pas entuziazmit të rritur në vitin 2024 kur edhe dështoi ky proces, u rikthye nga një vizitë e një ministri francez në Prishtinë, i cili premtoi punë të përbashkët për të bërë këtë realitet “sa më shpejt”. Derisa Franca u zotua për mbështetje, Gjermania nuk dha ndonjë premtim konkret për punë të shtuar, por premtoi mbështetje krahas kërkesës ndaj Kosovës për mbrojtjen e komuniteteve joshumicë.

Alma Baxhaku

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës do të përkrahet nga Gjermania në kuadër të mbështetjes së saj të gjerë për rrugën integruese të Kosovës, ka thënë në një përgjigje për Gazetën Express ambasada gjermane në Prishtinë.

Duke e vënë theksin te detyrimi që ka Kosova për mbrojtjen e komuniteteve joshumicë dhe zbatimin e obligimeve të marra, Gjermania tha se autoritetet kosovare duhet të ndërmarrin edhe hapat që i duhen për të siguruar mbështetjen mes shteteve anëtare brenda Këshillit të Europës për jetësuar synimin për anëtarësim.

“Gjermania e mbështet aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës, në përputhje me mbështetjen e saj të gjerë për synimin e Kosovës që të integrohet në organizatat ndërkombëtare si një shtet i pavarur dhe shumetnik. Ne e inkurajojmë Kosovën të vazhdojë punën për zbatimin e zotimeve dhe obligimeve të saj, përfshirë mbrojtjen e komuniteteve joshumicë, si dhe të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të siguruar mbështetje më të gjerë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha një zëdhënëse e ambasadës.

Megjithatë, ambasada s’dha përgjigje konkrete kur u pyet nëse drafti i BE’së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese – një kusht që Kosova s’e zbatoi në vitin 2024, duke e dështuar anëtarësimin në këtë organizatë pas momentumit të krijuar nga vendimi pro i Asamblesë Parlamentare të KiE.

Ministri i deleguar për Europën i Francës, Benjamin Haddad, në një konferencë në Prishtinë më 27 korrik, tha se vendi i tij e mbështet integrimin europian të vendit, si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin e Europës.

Për këtë të fundit, ai premtoi se do të punojë për ta jetësuar “sa më shpejt”.

“Kam ardhur gjithashtu për të shqyrtuar me Qeverinë e Kosovës se si mund të avancojmë anëtarësimin tuaj në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Europës. Për këtë kemi biseduar me Zëvendëskryeministrin dhe do të punojmë së bashku për ta bërë këtë realitet sa më shpejt”, tha ai.

Franca e Gjermania kanë qenë shtetet brenda Bashkimit Europian që kanë shtyrë më së shumti para procesin e dialogut. Këto dy vende, bashkë me disa të tjera, i kishin kërkuar Kosovës vetëm që të dorëzonin këtë draft në Kushtetuese për vlerësim.

Pas një refuzimi kategorik nga Qeveria e Albin Kurtit se nuk pranojnë të kushtëzohen me Asociacionin në këmbim të anëtarësisë në KiE, një ditë para se të mblidhej Komiteti i Ministrave, zëvendësja e Kurtit, ministrja e Jashtme atëherë, Donika Gërvalla, i çoi një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE me zotimin se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin, të cilin do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

Kjo letër shkoi vonë dhe Kosova humbi momentumin e krijuar për anëtarësim. Dy vite më vonë, kjo temë as nuk u hap më.

Por, krahas zotimit për punë drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE, ministri francez bëri me dije që kushtet që duhet të plotësojë Kosova s’kanë ndërruar fort.

Kosova do të duhet të zbatojë obligimet e marra në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Në këtë rast, ai bazohet edhe në avancimin e zbatimit të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit. Po ashtu, mbështetet në parimin e meritës, që nënkupton reformat, përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Ne do të jemi shumë kërkues në këto fusha”, kishte thënë ai.

Pas deklaratave të Haddad, krerët në detyrë të institucioneve nuk dhanë asnjë koment.

JU REKOMANDOJMË

Abazi: Konstituimi i Kuvendit “sa për sy e faqe”, skenari po çon në zgjedhje të reja

Kandidatja e AAK lidhi koalicion me VV’në në Fushë Kosovë, Abazi: U tregua pragmatike, s’jemi zbutur
01/08/2026 - 16:00

Kosova po hyn në një krizë të re institucionale që, sipas ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, është planifikuar prej kohësh. Ai vlerëson se shtyrja e seancës konstituive deri në fund...

Më shumëDetails

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
01/08/2026 - 15:07

Tre persona janë privuar nga liria pasi dyshohen për kontrabandë me mallra në zonën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026,...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
01/08/2026 - 14:57

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, ka deklaruar se gërmimet që po zhvillohen në Zubin Potok janë pjesë e një procesi të ndjeshëm hetimor për kërkimin e personave...

Më shumëDetails

NY Times: Në Iran, SHBA duket se po shkon drejt një humbjeje strategjike, druhen aleatët

NY Times: Në Iran, SHBA duket se po shkon drejt një humbjeje strategjike, druhen aleatët
01/08/2026 - 14:26

Për aleatët e Amerikës, lufta e presidentit Donald Trump në Iran, tashmë në muajin e saj të gjashtë, duket se po shkon drejt një humbjeje strategjike, shkruan The...

Më shumëDetails

Haxhiu iu dërgon ftesa deputetëve për seancën konstituive, këto janë pikat e rendit të ditës

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
01/08/2026 - 14:16

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës kanë pranuar dje ftesat për seancë konstituive nga u.d. e Presidentes, Albulena Haxhiu. Seanca konstituive e Kuvendit...

Më shumëDetails

“Hapja e konsullatës serbe, nuk kalon lehtë”, deputetja Koçeku: Të dielën protestë në Shkodër

“Hapja e konsullatës serbe, nuk kalon lehtë”, deputetja Koçeku: Të dielën protestë në Shkodër
01/08/2026 - 13:59

Deputetja që u largua nga PS, Marjan a Koçeku, ka reaguar kundër idesë për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Me anë të një reagimi publik, ajo shprehet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas përplasjes për Abdixhikun, në LDK ia kujtojnë Ramës: PDK-së 8 drejtori, neve vetëm 3

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë