Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyra e Kryeministrit shpërblen me tender afro 50 mijë euro pronarin e autobusëve që ishte arrestuar nën dyshimin për kontrabandë me medikamente

18/02/2025 - 15:35
në Lajme
A A
Zyra e Kryeministrit shpërblen me tender afro 50 mijë euro pronarin e autobusëve që ishte arrestuar nën dyshimin për kontrabandë me medikamente
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratën për “Shërbime të transportit me autobus”. Me këtë tender afro 50 mijë euro është shpërblyer pronari i agjensionit “turistik” Memi Reisen” Muhamet Hajdari. Gazeta Insajderi në vitin 2023 kishte raportuar për arrestimin e pronarit Muhamet Hajdarit, nën dyshimin se kishte kontrabanduar medikamente të ndryshme me vlerë rreth 15 mijë euro përmes një autobusit në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri. Insajderi ju sjell detaje.

Zyra e Kryeministrit, me 24 janar të vitit 2025, ka nënshkruar tender për “Shërbime të transportit me autobus”. Vlera e parashikuar e këtij tenderi ka qenë 60,000 euro.

Kohëzgjatja e kontratës ceket të jetë 24 muaj.

Me këtë tender, Zyra e Kryeministrit ka shpërblyer kompaninë “Memi Reisen”, me pronar Muhamet A Hajdari.

Vlera e përgjithshme e tenderit është 46 mijë e 990 euro.

Përshkrimi i detajuar i kontratës përfshin:

Transport me autobusë jashtë vendit: 15,000 km

Transport me autobusë brenda vendit: 10,000 km

Transport me minibusë jashtë vendit: 5,000 km

Transport me minibusë brenda vendit: 5,000 km

Ky tender ka synuar të sigurojë shërbime të transportit të nevojshme për organizime të ndryshme të qeverive rajonale dhe përdorime të tjera organizative si grupet punuese dhe trajnimet.

Ndryshe, kompanisë e cila është shpërblyer me tender afro 50 mijë euro nga Zyra e Kryeministrit, në shtator të 2023’tës, i ishin sekuestruar 15 pako me barna në pikën kufitare në Morinë.

Policia kufitare e Shqipërisë pati njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar i cili ishte shoferi dhe pronari i autobusit, përmes së cilit u tentua të bëhej kontrabanda.

Gazeta Insajderi me 27 shtator të vitit 2023, kishte raportuar se personi i arrestuar që dyshohej për kontrabandë me mallra ishte pronari i agjensionit “Memi Reisen”, Muhamet Hajdari.

Sipas autoriteteve doganore, përmes linjës së autobusit Prishtinë-Tiranë u tentua të kontrabandohen 15 kuti me medikamente që kapin vlerën 15 mijë euro.

Ndaj tij ishte ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Atë kohë kishte pas reaguar djali i të dyshuarit, Erjon Hajdari, duke e cilësuar lajmin e Insajderit pa fakte dhe të rremë. Lajm ky që ishte bazuar mbi informatat zyrtare të Policisë së Shtetit të Shqipërisë.

Në një reagim publik që kishte bërë Hajdari, kishte pretenduar se mallrat nuk ishin në pronësi të babait të tij, Muhametit – pronarit të kompanisë por ishin të një udhëtari.

Sipas tij, udhëtari në fjalë ka future në bagazhin e autobusit pakot me medikamente pa njoftuar shoferin e autobusit./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë