Punësimi i personave me aftësi të kufizuar është e drejtë e garantuar me ligj në Kosovë.
Tregu i punës duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të sigurojë pjesëmarrje dinjitoze për të gjithë.
Sektori privat po ndjek vizionin në krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Një shembull i tillë është edhe punësimi i të riut Gentrit Rashicës, i cila ka filluar punën në Zyrën e Përmbarues Privat Atip Mustafa në qytetin e Vushtrrisë.
Siç raporton VushtrriaPress, Down Syndrome Kosova ka bërë të ditur se vazhdon të mbështesë dhe të promovojë, në rolin e ndërmjetësuesit, përfshirjen e personave me sindromën Down në tregun e punës.
Përmbaruesi Privat Atip Mustafa ashtu sikurse dhe disa biznese të tjera në Vushtrri po bëhen shembull për gjithë Kosovës se si duhet përkrahur personat me sindromën Down.












