Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyra e Presidencës kërkon përjashtimin e gjyqtarit në rastin e Driton Gashit, për këtë arsye

23/01/2023 - 13:58
në Kryesore, Lajme
A A
Zyra e Presidencës kërkon përjashtimin e gjyqtarit në rastin e Driton Gashit, për këtë arsye
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësuesja e autorizuar e të paditurës së dytë, Zyra e Presidencës së Kosovës, Nexhmije Karaqi, në seancën e së hënës, ka parashtruar kërkesë për përjashtimin e gjykatësit Kreshnik Kaçiu, në rastin ku Driton Gashi, po kërkon kthimin në vendin e punës si sekretar i kësaj zyre.

Kjo kërkesë u bë me arsyetimin se gjykatësi Kaçiu dhe paditësi Gashi kanë qenë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) brenda periudhës së njëjtë, por në pozita të ndryshme.

Përmes kësaj padie, Gashi po kërkon nga gjykata që të anulojë vendimin e marrë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) dhe të detyrojë Zyrën e Presidencës që të njëjtin ta kthejë në vendin e punës si sekretar i Zyrës së Presidentit, në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi nën kërcënimin e përmbarimit me dhunë.

Ndryshe, në seancën përgatitore më 19 dhjetor 2022, është bërë precizimi i padisë në aspektin subjektiv edhe ndaj Zyrës së Presidencës së Kosovës.

Sipas kërkesës për përjashtim, thuhet se gjykatësi Kaçiu kishte punuar si zyrtar i lartë për legjislacion të BE-së në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë vitit 2013 dhe pastaj kishte mbajtur pozitën e inspektorit në Agjencinë e Regjistrimit Civil në MPB për periudhën 2013-2017, ndërsa në fillimi të vitit 2017, i njëjti filloi të punonte si zyrtar i lartë ekzekutiv në MPB.

Në anën tjetër, paditësi gjatë periudhës 2010-2013 ishte në pozitë të drejtorit të Departamentit për Siguri Publike në të njëjtën Ministri, ndërsa në vitin 2013 ishte emëruar si sekretar i përgjithshëm i MPB-së.

Sipas kërkesës, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm parashihet me nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Për të garantuar aplikimin e të njëjtit, kërkojmë nga gjykata përjashtimin e gjyqtarit Kaçiu nga ky gjykim. Njëkohësisht kërkohet ndërprerja e procedimit të mëtejmë”, thuhet në kërkesën e të paditurës së dytë.

Tutje, në kërkesë thuhet se paanshmëria funksionale ndërlidhet me ushtrimin e funksioneve të ndryshme brenda një procesi gjyqësor nga i njëjti person ose me lidhje të natyrës hierarkike apo të ndonjë natyre tjetër, në mes gjyqtarëve dhe akterëve të tjerë ne procesin e caktuar gjyqësor.

Lidhur me këtë propozim, gjykatësi Kaçiu mori aktvendim për ndërprerjen e kësaj seance dhe sipas tij, në lidhje me vazhdimin e mëtejmë apo jo të këtij shqyrtimi gjyqësor, do të vendoset pas shqyrtimit dhe marrjes së vendimit nga ana e kryetares së gjykatës.

Ndryshe, sipas padisë, paditësi Driton Gashi ka punuar si sekretar i Zyrës së Presidentit të Kosovës (Hashim Thaçi), ku më 15 dhjetor 2020, ushtruesja e detyrës së Presidentes (Vjosa Osmani), nxjerr vendim për pezullimin e të njëjtit nga puna.

Kundër këtij vendimi, më 21 dhjetor 2020, paditësi ka parashtruar ankesë në KPMShCK.

Në padi thuhet se më 22 dhjetor 2020, U.D Presidentja shfuqizon vendimin dhe nxjerr vendim tjetër me arsyetimin se ndryshimi ndodhi si rezultat i lëshimeve teknike në preambulën e vendimit nr.234/2020 të nxjerrë më 15 dhjetor 2020, ku përmes pikës dy të këtij vendimi U.D Presidentja inicion procedurën disipilinore ndaj paditësit me dyshimet për shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Tutje sipas padisë, më 16 shkurt 2021 KPMShCK nxjerr vendim me të cilin aprovon ankesën e paditësit dhe e anulon si të kundërligjshëm vendimin për pezullim nga detyra, duke obliguar Presidenten që brenda afatit prej 5 ditësh ta kthejë paditësin në vendin e punës dhe të bëjë kompensimin e pagës nga dita e pezullimit.

Në padi thuhet se më 22 shkurt 2021, Komisioni Disiplinor ad-hoc për nivelin e lartë drejtues nxjerr vendim me të cilin shqipton masën disiplionore- largim nga shërbimi civil.

Kundër këtij vendimi, paditësi thuhet se ushtroi ankesë nga KPMShSCK-së, mirëpo e njëjta refuzohet si e pabazuar, andaj i njëjti ushtron padi në gjykatë për realizimin e të drejtës së tij.

Përmes kësaj padie, paditësi kërkon nga gjykata që të aprovojë në tërësi si të bazuar padinë, të anulojë vendimin e marrë nga KPMSHCK dhe të detyrojë Zyrën e Presidencës që paditësin ta kthejë në vendin e punës si sekretar i Zyrës së Presidentit në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi nën kërcënimin e përmbarimit me dhunë. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë