Borussia Dortmundi ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Niko Kovaç, duke i ofruar kontratë të re deri më 30 qershor 2029.
Së bashku me trajnerin kroat, te klubi gjerman do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe ndihmëstrajnerët Robert Kovaçit dhe Filip Tapalloviqit, shkruan Indeksonline
Kovac mori drejtimin e Dortmundit në pranverën e vitit 2025, kur skuadra gjendej në vendin e 11-të, por arriti ta kualifikonte në Ligën e Kampionëve. Në sezonin e kaluar, ai e udhëhoqi ekipin drejt vendit të dytë në Bundesligë, me 73 pikë të grumbulluara.











