Tanimë është konfirmuar edhe nga vetë gjiganti italian, ku Juventusi ka kompletuar marrëveshjen me Paris Saint-Germain për huazimin e mesfushorit Leandro Paredes.
Paredes largohet nga PSG për t’iu bashkuar Juventusit në formë huazimi, marrëveshje kjo në të cilën është përfshirë edhe opsioni me të drejtë blerjeje, përcjell KosovaPress.
Që prej kalimit nga skuadra e Zenit St.Petersburg te Paris Saint-Germain, Leandro Paredes ka arritur të bëjë 117 paraqitje për gjigantin francez, duke regjistruar tre gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.
Po ashtu, Paredes kishte oferta edhe nga klubet e Premier Ligës, por që i refuzoi ato në shenjë respekti drejt Juventusit.