Thiago Silva është duke zhvilluar sezonin e tij të fundit me fanellën e Chelseat, pasi edhe zyrtarisht do të largohet nga Blutë e Londrës.
Mbrëmë ekipi londinez mbajti një ceremoni në lidhje me fundin e sezonit dhe ndau disa çmime për futbollistët meshkuj dhe femra.
Në këtë mbrëmje u nda një çmim edhe për mbrojtësin brazilian, Thiago Silva.
Ai u paraqit në skenë por nuk i ndalte lotët, duke treguar dashuri të madhe për fanellën e Chelseat.
Kujtojmë që Thiago Silva do t’i bashkohet skuadrës nga Brazili, Fluminense – aty ku ka filluar gjithçka.