Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar sot listën e saj të kandidatëve për deputetë, duke u bërë partia e parë që zyrtarisht ka përgatitur listën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Lista, e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, përfshin emrat më të lartë të strukturave të saj, përfshirë edhe kryetarët e komunave që përfaqësojnë këtë subjekt politik.
Në mesin e emrave të rëndësishëm të kësaj liste spikatin tre kandidatë nga Vushtrria, të cilët janë figura të njohura në skenën politike lokale dhe kombëtare:
Rrezarta Krasniqi, një politikane e njohur për qasjen e saj të moderuar dhe angazhimin për të drejtat e qytetarëve, e cila ka përfaqësuar me sukses Vushtrrinë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Xhafer Tahiri është kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri, avokat dhe ish-kryetar i Komunës së Vushtrrisë.
Bashkim Gashi, një emër i ri në politikën kombëtare, por që gëzon respekt në Vushtrri për angazhimin e tij në jetën publike.