Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtari i Prokurimit bllokon qasjen në dokumentet që hedhin dritë mbi tenderin 3 milionësh, ku dyshohet se fituese u shpall kompania që nuk i plotësonte kriteret

18/05/2026 - 17:29
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Zyrtari i Prokurimit bllokon qasjen në dokumentet që hedhin dritë mbi tenderin 3 milionësh, ku dyshohet se fituese u shpall kompania që nuk i plotësonte kriteret
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info para pak ditësh ka publikuar një artikull hulumtues në lidhje me dyshimin për favorizim me rastin e shpalljes së fituesit të një tenderi nga Komuna e Mitrovicës në vlerë prej rreth 3 milionë euro për asfaltimin e disa rrugëve në fshatra të Shalës së Bajgorës.

Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

Pikë kritike me rastin e shpalljes fitues të grupit të operatorëve Dio Bes & Eurokos Holding ishte kundërshtimi i anëtarit profesional të Komisionit Vlerësues, Rexhep Hajdari – udhëheqës i sektorit të shërbimeve publike në Drejtorinë për Shërbime Publike të Komunës së Mitrovicës, i cili kishte gjetur se Dio Bes & Eurokos Holding nuk i plotësonin kushtet e dosjes së tenderit sa i përket menaxherit të projektit, udhëheqësit të punishtes dhe referencave për punët e kryera.

Përkundër kundërshtimit të anëtarit të Komisionit, sektori i të cilit është përgjegjës për realizimin e projektit, me rekomandim të dy anëtarëve të tjerë të komisionit që vijnë nga drejtori komunale që nuk kanë të bëjnë fare me punët që do të realizohen përmes këtij projekti, zyrtari përgjegjës i prokurimit, Kushtrim Mehaj, ka shpallur fitues të tenderit grupin e operatorëve Dio Bes & Eurokos Holding.

Veriu.info ka kërkuar qasje në dokumente publike në Komunën e Mitrovicës për të gjitha shkresat e lëndës për këtë tender, por kryetari Faton Peci ka nxjerrë vendim për ofrim të qasjes së kufizuar, pasi zyra e prokurimit, që udhëhiqet nga Kushtrim Mehaj, ka pretenduar se ligjërisht nuk mund të ofrojë qasje të plotë.

Në dokumentet që i janë ofruar portalit Veriu.info, asnjëri prej tyre nuk ka të bëjë me dokumentacionin (diplomat) e menaxherit të projektit e as të udhëheqësit të punishtes. Madje, në dokumentet e ofruara nga zyrtari përgjegjës i prokurimit për Veriu.info nuk janë pjesë as referencat e punëve të kryera nga grupi i operatorëve Dio Bes & Eurokos Holding, të cilat, sipas anëtarit të Komisionit Rexhep Hajdari, nuk janë në përputhje me kërkesat në dosjen e tenderit.

Zyrtari përgjegjës i prokurimit, Kushtrim Mehaj, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, portalit Veriu.info nuk i ka ofruar as raportin e vlerësimit të tenderit, ku tregohen gjetjet që i ka evidentuar anëtari i Komisionit, Rexhep Hajdari, për shkak të të cilave ai nuk është pajtuar që të shpallet fitues grupi i operatorëve ekonomikë Dio Bes & Eurokos Holding. Por këtë raport Veriu.info e ka siguruar nga burimet e veta brenda Komunës së Mitrovicës.

Duke qenë se në këtë raport evidentohen gjetjet e anëtarit të Komisionit, sipas të cilave ai ka thënë se Dio Bes & Eurokos Holding nuk mund të shpallet fitues, kjo mund të jetë arsyeja pse zyrtari përgjegjës i prokurimit nuk na ka dhënë qasje në të njëjtin, të cilin e gjeni të bashkëngjitur KËTU.

Ndryshe, tenderi për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi që është fitues nga Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K. është një projekt që bashkëfinancohet nga Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Infrastrukturës, në krye të së cilës në momentin e shpalljes ishte Hysen Durmishi, shoku dhe ish punëtori i vëllaut të fituesit të tenderit.

Foto: Hysen Durmishi dhe Sokol Shabani (Djali i pronarit të Dio Bes Sh.P.K.)

(Nesër: Cila është lidhja familjare e anëtarit të Panelit Shqyrtues të OShP-së, që e kishte aprovuar ankesën e Dio Bes & Eurokos Holding, me pronarin e Eurokos Holding?)

Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin
16/09/2026 - 14:01

Gazetari propagandues Vudi Xhymshiti akuzoi sot ish-presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës të një “infrastrukture vrastare”, e cila “mbetet ende gjallë sot”. Komentet akuzuese ndaj njërit prej themeluesve dhe...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj pas dënimeve në Hagë: Kosova duhet të marrë masa të menjëhershme

Haradinaj: Po duket që po shkojmë drejt zgjedhjeve, AAK-ja e gatshme, do të jetë prapë në Kuvend
16/09/2026 - 13:50

Daut Haradinaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Haradinaj, përmes një...

Më shumëDetails

Joseph: Pas glorifikimit që iu bë Mlladiqit nga Serbia, vendimi i sotëm i Hagës do të ketë ndikim negativ të dyfishtë në Kosovë e rajon

Joseph: Pas glorifikimit që iu bë Mlladiqit nga Serbia, vendimi i sotëm i Hagës do të ketë ndikim negativ të dyfishtë në Kosovë e rajon
16/09/2026 - 13:36

Analisti amerikan, Edward Jospeh, ka thënë se pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit nga ana e Serbisë, vendimi i Gjykatës Speciale do të ketë jehonë me shumë intensitet negativ...

Më shumëDetails

Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga
16/09/2026 - 13:31

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka treguar se është takuar shkurt me Thaçin pas përfundimit të gjykimit dhe shqiptimit të dënimit. Prosper ka thënë se Thaçi...

Më shumëDetails

Avokati i Thaçit: Shpallja e dënimit në emër të popullit të Kosovës, ishte fyes

Avokati i Thaçit: Shpallja e dënimit në emër të popullit të Kosovës, ishte fyes
16/09/2026 - 13:27

Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka dhënë një deklarim para mediave pas shpalljes së vendimit dënues prej 25 vitesh. Ai tha se...

Më shumëDetails

Njësia Speciale ‘blindon’ selinë e EULEX-it pas vendimit të Gjykatës Speciale

Njësia Speciale ‘blindon’ selinë e EULEX-it pas vendimit të Gjykatës Speciale
16/09/2026 - 13:22

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është vendosur pranë selisë së EULEX-it në Zonën Industriale. Kjo pasi një numër i madh i qytetarëve që ishin duke parë aktgjykimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë