Ndryshimet e raportuara për lëvizje pozitash në disa prej drejtorive në komunën e Vushtrrisë janë konfirmuar sot ku edhe është bërë zyrtarizimi i tyre.
I pari që ka konfirmuar pozitën e re është ish-Drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit dhe Pronës në komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiraj, i cili nga tani do të jetë në krye të Drejtorisë së Prokurimit Publik.
“Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, mori Vendim për të më transferuar nga pozita e dritanishme Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në pozitën e re Drejtor i Drejtorisë për Prkurim Publik. ” ka njoftuar Tahiraj.
“Prandaj, angazhimi im serioz dhe vlerësimi pozitiv për punën time në DGJKP ka hapur rrugën për sfidën dhe rrugëtimin tim të radhës, që tashmë të udhëheqi Drejtorinë për Prokurim Publik. ” ka shkruar ndër të tjera Tahiraj.













