Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj Jeton Mehmetit, i cili dyshohet se ka përfituar rreth dy milionë euro përmes mashtrimit.
Gazeta mësoi se viktimat dyshohet se janë mashtruar në vlera të mëdha, disa nga ta me mbi 300 mijë euro.
Emrat e siguruar më lartë nga Veriu.info janë viktima dhe denoncues të rastit, kurse mësohet se ka edhe viktima tjera të cilët nuk e kanë denoncuar të dyshuarin.












