Më 15 janar 2026, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, premtoi se objektet e ndërtuara pa leje do të rrënoheshin dhe se lejet e dhëna në kundërshtim me ligjin do të revokoheshin.
“Objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen”, kishte shkruar Peci në Facebook.

Por, vetëm 14 ditë pas këtij paralajmërimi, realiteti në komunën që ai e drejton ishte ndryshe.

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përmes Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, të drejtuar nga Ardian Kavaja, muaj më parë kishte legalizuar mbi 5 mijë metra katrorë ndërtim të kompanisë Bashkimi Com. Por, edhe më herët, më 29 janar 2026, kjo drejtori kishte nxjerrë vendim për legalizimin e objektit të kompanisë BTP Construction, i cili kishte mbi 2 mijë metra katrorë më shumë se sipërfaqja e paraparë me lejen fillestare të ndërtimit.
Në vendimin e siguruar nga rajoni.org, objekti i BTP Construction kishte leje për bodrum, përdhesë dhe tetë kate, me sipërfaqe prej 2,119.30 metrash katrorë. Por, në vend ishte ndërtuar objekti me bodrum, përdhesë, tetë kate dhe penthouse, me sipërfaqe prej 4,127.33 metrash katrorë.
Ky biznes, aktualisht sipas ARBK’së është në pronësi të bizismenit Gëzim Hasanai.

Pra, bëhet fjalë për rreth 2,008 metra katrorë ndërtim shtesë.
Premtimet në Facebook ishin për rrënim, por vendimi i komunës ishte për legalizim.















