Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

25-shi i LDK-së, Xhafer Tahiri: “E kanë dështuar KEK-un që të blejnë rrymë nga Martin Berishaj…Ne kemi plane konkrete për ndryshim”

06/02/2025 - 20:38
në Kryesore, Lajme
A A
25-shi i LDK-së, Xhafer Tahiri: “E kanë dështuar KEK-un që të blejnë rrymë nga Martin Berishaj…Ne kemi plane konkrete për ndryshim”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Xhafer Tahiri, që ka mbajtur edhe postin e Kryetarit të Vushtrrisë, në këto zgjedhje garon me numrin 25 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet.

Ai në një intervistë të gjatë dhënë Gazetës Insajderi ka ndarë përvojën e tij në politikë, drejtësi e arsim.

Ai thotë se politikën e ka pasion, derisa pasion e profesion të parë e ka drejtësinë, si avokat e mësimdhënës në Universitet.

 

 

Thotë se partia me të cilën garon e ka plan edhe vetingun në drejtësi, por edhe dhënien e ndihmës këtij sistemi për ta bërë efikas për qytetarët.

“Drejtësia e vonuar, nuk ëhstë drejtësi”, thotë Tahiri derisa tregon që Qeveria e ardhshme e LDK-së do të ndajë fonde që të rritet numri i prokurorëve e gjyqtarëve dhe stafit mbështetës për ta që lëndët e qytetarëve kosovarë të përfundojnë në afate të drejta dhe që qytetarët të mos e humbasin besimin në sistemin e drejtësisë.

Ai ka komentuar edhe refuzimin e Kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në Prokurori, dhe thotë se ky është mesazh shumë i dëmshëm për qytetarin dhe për parimin: të gjithë të barabartë para ligjit, derisa thotë që as nuk do të mund ta imagjinonte që një Kryeministër nga radhët e LDK-së ta bënte një gjë të tillë.

Ai ka treguar për plan-programin e LDK-së, që thotë se u hartua nga më shumë se 350 ekspertë dhe se si çdo premtim i tyre është i diskutuar në detaje dhe i bazuar në buxhet dhe është i realizueshëm.

Arsimin, pasi që ka mbi 15 vite përvojë në mësimdhënie, thotë se do ta kenë prioritet dhe se plani i nisur në Prishtinë me mësimin tërë-ditor, do të përhapet në krejt Kosovën në mënyrë që nxënësit kosovarë ti barazoi me ata evropianë dhe se çdo shpenzim në arsim e sheh si investim për të ardhmen dhe asgjë më pak se kaq.

Ai ka komentuar edhe aferat e Qeverisë Kurti në energji dhe shpreson që hetimet e prokurorisë në këtë drejtim do të zbulojnë shumë më shumë se aktualisht di publiku.

Është ndalur enkas në rastin kur një kompani e propozuar nga zëvendësi i Kryeministrit Kurti, Besnik Bsilimi dështon që ta riparoi një bllok të KEK-ut dhe si rrjedhojë Kosova detyrohet që të blej energji, por për shkak të kësaj lidhjeje politike të kompanisë, e njëjta as që është paditur nga KEK-i.

Këtu ai dyshon se ka pasur një skemë korruptive në organizuar që të dështohet qëllimisht KEK-u e që të bihet energji nga firma të lidhura me ambasadorin Martin Berishaj, tashmë e dëshmuar si personi në payrollin e GEN-Beograd.

Për më shumë, shiko intervistën e plotë:

 

JU REKOMANDOJMË

Valon Murati, Hysni Klinaku e Leart Ajvazi folës në natën e 14-të të protestës; Çlirim Haziri me kërkesë konkrete për Qeverinë dhe Kuvendin

Valon Murati, Hysni Klinaku e Leart Ajvazi folës në natën e 14-të të protestës; Çlirim Haziri me kërkesë konkrete për Qeverinë dhe Kuvendin
29/09/2026 - 13:11

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte, më 29 shtator, me natën e saj të 14-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, do t’i...

Më shumëDetails

Gazetari zbulon emrat e gjyqtarëve në Apel për rastin e krerëve të UÇK-së

Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori
29/09/2026 - 12:59

Janë caktuar tre gjyqtarët në Panelin e Apelit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale. Gazetari Besian Beha ka bërë me dije se...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti dhe të ketë dakordim për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Kusari-Lila: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti dhe të ketë dakordim për ndryshimin e Ligjit për Specialen
29/09/2026 - 12:48

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila është deklaruar lidhur me zhvillimet politike në vend, përfshirë çështjen e presidentit, si dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e...

Më shumëDetails

Miratohet buxheti i Prishtinës për 2027, parashihet zgjatja e sheshit deri te Posta

Miratohet buxheti i Prishtinës për 2027, parashihet zgjatja e sheshit deri te Posta
29/09/2026 - 12:47

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka miratuar buxhetin për vitin 2027. Buxheti kap vlerën e më shumë se 161 milionë eurove. E një prej projekteve, në vlerë mbi...

Më shumëDetails

Muharremi: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, Kurti ka marrë vendim më herët për një gjë të tillë

Muharremi i ashpër me Kurtin: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?
29/09/2026 - 12:42

Analisti politik Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka paralajmëruar se të gjithë indikatorët po tregojnë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të tjera të...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Ky është i riu që u gjet pa shenja jete në Jelloc të Klinës – shkaqet e vdekjes po hetohen

E dhimbshme: Ky është i riu që u gjet pa shenja jete në Jelloc të Klinës – shkaqet e vdekjes po hetohen
29/09/2026 - 12:28

Florarb Zeka është i riu që u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Jelloc të Klinës. Policia është njoftuar për rastin rreth orës 06:20, ndërsa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Penthouse” pa leje e 716 mijë euro dobi pasurore – si dyshohet se pushteti i Aleancës ia mundësoi ndërtimin vjehrrit të deputetes

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë