Florarb Zeka është i riu që u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Jelloc të Klinës.
Policia është njoftuar për rastin rreth orës 06:20, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes
Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e Zekës, merr vesh Sinjali.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim nga organet kompetente.












