Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

21/04/2025 - 15:23
në Lifestyle
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i panjohur.

Edhe pse në shumicën e rasteve është diçka e natyrshme që ndodh me plakjen, ka faktorë të tjerë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi ose probleme të ndryshme shëndetsore që nxisin më tej rënien e tyre.

Disa nga këta faktorë mund të jenë më të vështirë për tu trajtuar dhe parandaluar, por përfshirja e lëndëve ushqyese të duhura në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë një opsion në parandalimin e rënies së mëtejshme.

Sipas këshillave të ekspertëve botërorë të shëndetit, ka një ushqim të veçantë i cili ndihmon në parandalimin dhe forcimin e flokëve, të cilin AgroWeb.org e zbulon për ju më poshtë.

Cili është ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet?

Sipas ekspertëve, një nga ushqimet më të mira që mbështet shëndetin e flokëve janë vezët, veçanërisht e verdha e tyre.

Vezët përmbajnë lëndë ushqyese dhe vitamina që mund të ndihmojnë në rritjen e flokëve, në veçanti janë të pasura me Biotinë.

Biotina është një lloj vitamine B, dhe përveç vezëve, ajo mund të gjendet në mish, organe të kafshëve, peshk, fara dhe arrorë.
Në një vezë ju do të merrni rreth 10 mikrogramë nga kjo lëndë ushqyese, që është 33% e vlerës së rekomanduar ditore.

Kjo është pothuajse përqindja më e lartë e biotinës që një ushqim përmban pas mëlçisë së viçit.

Plus vezët janë pak më të lehta për t’u përfshirë në vaktet tuaja sesa mëlçitë!

Edhe pse nuk ka shumë të dhëna që tregojnë se biotina në mënyrë specifike parandalon rënien e flokëve, ka të dhëna që sugjerojnë se mungesa e kësaj lënde ushqyese lidhet me një shëndet të dobët të flokëve.

Pra, konsumi i ushqimeve me biotinë si vezët, mund të ndihmojë në rritjen e flokëve tuaj me një ritëm të shëndetshëm.

Gjithashtu një përfitim tjetër që vezët kanë është se përmbajnë proteina me cilësi të lartë, një tjetër lëndë ushqyese që mbështet shëndetin e flokëve tuaj. /AgroWeb.org

JU REKOMANDOJMË

Dhurata për Shën Valentin-Disa ide që patjetër do t’i vlejnë

Dhurata për Shën Valentin-Disa ide që patjetër do t’i vlejnë
13/02/2026 - 15:52

Dita e Shën Valentinit është shumë afër, dhe nëse ende nuk keni vendosur se çfarë t’i dhuroni gruas së rëndësishme në jetën tuaj qoftë një partnere afatgjatë, një...

Më shumëDetails

Elon Musk: Kushdo që ka thënë se paratë nuk blejnë lumturinë, kishte të drejtë

Elon Musk: Kushdo që ka thënë se paratë nuk blejnë lumturinë, kishte të drejtë
07/02/2026 - 17:58

Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, thotë se paratë nuk e blejnë lumturinë. “Kushdo që tha se paratë nuk e blejnë lumturinë e dinte...

Më shumëDetails

Ofertë speciale për muajin e Pavarësisë: KosovaMed me 50% zbritje në shërbime stomatologjike

Ofertë speciale për muajin e Pavarësisë: KosovaMed me 50% zbritje në shërbime stomatologjike
01/02/2026 - 19:06

Me rastin e muajit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ambulanca Specialistike “KosovaMed” ka lansuar një ofertë speciale që synon kujdesin oral dhe bukurinë e buzëqeshjes suaj. Gjatë...

Më shumëDetails

Shqiptarët po martohen gjithnjë e më pak, po divorcohen më shumë

Shqiptarët po martohen gjithnjë e më pak, po divorcohen më shumë
28/01/2026 - 10:42

Martesa në Shqipëri po humbet terren me shpejtësi, ndërsa divorci po shënon rekorde historike. Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes...

Më shumëDetails

Nëntë metoda shtëpiake për të përballuar më mirë ftohjen ose gripin

Nëntë metoda shtëpiake për të përballuar më mirë ftohjen ose gripin
21/01/2026 - 21:44

Dhimbjet e trupit, ethet, të dridhurat dhe bllokimi i hundëve mund t’ju bëjnë të ndiheni keq. Ndërsa ilaçet shtëpiake nuk mund ta kurojnë ftohjen ose gripin, ato mund...

Më shumëDetails

Studimi thotë se koha në rrjetet sociale nuk rrit problemet e shëndetit mendor te adoleshentët

Studimi thotë se koha në rrjetet sociale nuk rrit problemet e shëndetit mendor te adoleshentët
17/01/2026 - 11:05

Një studim i madh shkencor sfidon narrativën dominuese se rrjetet sociale dhe lojërat online po dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve. Sipas hulumtimit të realizuar nga Universiteti i Mançesterit,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Suanita tregon arsyen pse u nda nga vëllai i Ramiz Lladrovcit (VIDEO)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Labi bën një kërkesë për produksionin pas daljes nga BBVK

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Pas eleminimit Labi ‘tregon’ sa vota mori mbrëmë, akuzon rëndë produksionin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë