Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

335 mijë euro të Ministrisë së Hajrullah Çekut: Si u pagua hoteli me bazë në Beograd?

13/06/2022 - 13:37
në Kryesore, Lajme
A A
335 mijë euro të Ministrisë së Hajrullah Çekut: Si u pagua hoteli me bazë në Beograd?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Kulturës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me një OJQ që quhet Federatë të Sportit Shkollor, në vlerën prej 335 mijë euro. Memorandumi – sqaruar shkurt – kishte të bënte me një program tre javorë në Brezovicë, për disa nxënës të shkollave në Kosovë. Pasi Federata siguron 335 mijë euro nga Ministria e Kulturës, hap tender për kompaninë që duhet t’i kryejë punët duhet ta pajisë federatën me skija për nxënësit. Tenderin e fiton Omnisport në shumën prej mbi 80 mijë euro (sipas Omnisportit).

Një prej pronarëve të kësaj kompanie, është burri i motrës së Daulina Osmanit, zëvenësministre në Ministrinë e Kulturës. Edhe vetë motra e zëvendësministres, punon në kompaninë ku pronar është burri i saj, Alban Xhambazi.

“Tenderin e ka fituar kompania e quajtur Omnisport, sipas kritereve të përcaktuara. Shifra e saktë e tenderit nuk po më kujtohet”, i tha Periskopit, Agron Dubovci, përfaqësues i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës.

Shifrën e saktë të gjithë këtij muhabeti as ne nuk mund ta vërtetojmë, por për dallim prej përfaqësuesit të Federatës, neve na kujtohet shifra e saktë e krejt projektit: 335 mijë euro janë dhënë nga Ministria e Kulturës dhe për këtë, siguruam dokumentin ekskluziv.

Ku janë akomoduar nxënësit që shijuan Brezovicën?

Sipas tenderit që OJQ Federata e hapi, mbetet dilemë dhe detaj interesant se si aty rekomandohet se në cilin hotel duhet të shkojnë nxënësit. Pra, hoteli për akomodim, me emër i rekomandohet kompanisë fituese të tenderit.

Quhet hotel Molika.

Ky hotel nuk është i regjistruar në Kosovë. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), nuk figuron i regjistruar hotel Molika (deri në këtë moment). Sipas hulumtimeve që mund të bëhen lehtë në internet, ky hotel është pjesë e ‘Ski Center Brezovica’ dhe ‘Inex Grup’ me bazë në Serbi.

Pyetjet dhe dilemat që mbeten këtu, megjithëse nuk morëm përgjigje nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, lidhur me shumën e saktë të tenderit, mbeten:

Meqë hoteli Molika nuk figuron i regjistruar në ARBK, atëherë si i është kryer pagesa për akomodim të nxënësve?

(Dokumenti ku rekomandohet numri i nxënësve dhe hotel Molika)

E vetmja përgjigje që morëm nga Federata, ishte se ‘me të gjitha këto është marrë kompania që e ka fitu tenderin”.

Por në Omnisport, e kanë mohuar këtë. Madje na e treguan një detaj, që thonë se e dinë se si është kryer pagesa.

Bujar Turjaka, një prej pronarëve të Omnisportit në telefon për Periskopin, ka thënë se Omnisporti nuk është marrë me akomodim të nxënësve, por sic e di ai, pagesat në hotel, Federata i ka bërë përmes një Agjencioni.

“Jo, s’është e vërtetë (që Omnisport e ka bërë akomodimin, sqarim i Periskopit). Ata e kanë bë marrëveshjen vet me hotelin edhe kanë angazhu Agjencion se s’kanë mujtë vetë me bo direkt pagesa, po e kanë bë përmes Agjencionit”, i ka thënë Turjaka, Periskopit.

“E kam taku atë njerin disa herë kur ka ardhë, që i ka pru fëmijët e i ka bë pagesat në baza javore, po na s’merremi me atë punë. Me pasë pasë mundësi edhe akomodimin ua kishim bë, po na s’merremi me atë se s’kemi interes.”, tha ai.

Nëse kompania ka bërë pagesat nëpërmjet bankës, atëherë a do të ishte ky një transfer ndërkombëtar, duke qenë që hotel Molika, nuk figuron si biznes i regjistruar në ARBK, por bazën e ka në Beograd?

Dhe në fund, mbetet e paqartë, por do të provojmë ditëve në vijim, të kemi një përgjigje se si u përfshinë edhe dy Ministri të tjera në këtë punë.

Disa specifika të memorandumit të bashkëpunimit, mund të jenë të kuptueshme si për shembull, duke qenë se projekti ishte me nxënës, nënkuptohet lidhja me Ministrinë e Arsimit dhe duke qenë se ideatorët e projektit janë përkujdesur të kujtohen edhe për staf shëndetësor, mund të kuptohet edhe implikimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Por, se si tre ministra: Hajrullah Ceku, Arbërie Nagavci dhe Rifat Latifi, dhanë nënshkrimet në këtë projekt me shumë dilema dhe kontradikta (të paktën në bazë të bisedave tona me palët që implementuan projektin), mbetet e paqartë.

Në një prej fjalive/neneve të memorandumit thuhet se Ministria e Kulturës nuk mban asnjë përgjegjësi nëse Federata keqpërdorë buxhetin e ndarë nga Ministria.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë