Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

18/11/2026 - 12:37
në Sport
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie në renditjen e re të FIFA-s, duke humbur dy pozita pas rezultateve të fundit në ndeshjet ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të përditësuara nga FIFA, ‘Dardanët’ tashmë renditen në vendin e 78-të në botë, me 1322.10 pikë.

Kjo rënie vjen pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të Kosovës, ku rezultati ndaj Republikës së Irlandës ndikoi në bilancin e pikëve të saj në renditjen ndërkombëtare.

Rënia vjen në një moment të vështirë për Kosovën, e cila e mbylli fazën e grupeve të Ligës së Kombeve me humbjen 3-0 ndaj Republikës së Irlandës në Dublin.

Kjo disfatë erdhi pas barazimit 0-0 me Izraelin, ndërsa në dy ndeshjet e mëparshme “Dardanët” kishin barazuar edhe me Austrinë dhe Izraelin.

Ndaj Irlandës, ndeshja mori një kthesë të pafavorshme për Kosovën në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje me dorë në vijën e portës.

Troy Parrott shënoi nga penalltia, realizoi sërish në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Jack Moylan vulosi fitoren e vendasve.

E pyetën nëse ishte shqiptar dhe më pas e shanë, Vata tregon prapaskenat me lojtarët e Kosovës

Humbja në Irlandë nuk ishte vetëm një përfundim zhgënjyes i këtij cikli të ndeshjeve, por u reflektua edhe në renditjen e kombëtareve.

Megjithatë, kjo rënie nuk e fshin progresin që ekipi kombëtar ka bërë në vitet e fundit. Në tetor të këtij viti, Kosova kishte arritur pozitën e 76-të, që ishte renditja më e mirë në historinë e saj deri atëherë.

Për ‘Dardanët’ tani mbetet të rikthehen te rezultatet pozitive në ndeshjet e ardhshme, në mënyrë që të përmirësojnë pozicionin në renditjen botërore./Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Fundi i një karriere të lavdishme, Juan Mata pensionohet nga futbolli në moshën 38-vjeçare

Fundi i një karriere të lavdishme, Juan Mata pensionohet nga futbolli në moshën 38-vjeçare
18/11/2026 - 12:31

Ish-reprezentuesi i Spanjës dhe një prej mesfushorëve më të dalluar të gjeneratës së tij, Juan Mata, ka njoftuar zyrtarisht pensionimin nga futbolli profesionist në moshën 38-vjeçare. Përmes një...

Më shumëDetails

“Më thanë ti je shqiptar, më pas më shanë”- I biri i Rudi Vatës tregon “taktikat” e lojtarëve të Kosovës në ndeshjen kundër Irlandës

“Më thanë ti je shqiptar, më pas më shanë”- I biri i Rudi Vatës tregon “taktikat” e lojtarëve të Kosovës në ndeshjen kundër Irlandës
18/11/2026 - 11:13

Futbollisti i Kombëtares së Irlandës, Rocco Vata, ka treguar se gjatë ndeshjes kundër Kosovës kishte shkëmbyer fjalë me disa prej lojtarëve të Kombëtares kosovare, të cilët iu drejtuan...

Më shumëDetails

Juventusi përgatit revolucionin e janarit, Zhegrova drejt largimit

Juventusi përgatit revolucionin e janarit, Zhegrova drejt largimit
18/11/2026 - 10:13

Zyrtarët e Juventusit po punojnë prapa skenave përpara afatit kalimtar të dimrit, duke piketuar tashmë objektivat kryesorë për ta përforcuar skuadrën në vazhdimin e sezonit. Sipas asaj që...

Më shumëDetails

Scaloni i bën një ftesë speciale Messit

Ish lojtari argjentinas për Messin: Ai do mbetet i përfshirë në kombëtare në ndonjë rol
17/11/2026 - 13:38

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur për mundësinë që Lionel Messi t’i bashkohet stafit të trajnerëve të kombëtares për Kupën e Botës 2030. Scaloni ka shprehur bindjen...

Më shumëDetails

“Jam e lumtur që Portugalia humbi”, nëna e Cristiano Ronaldos çuditë me deklaratën e saj

“Jam e lumtur që Portugalia humbi”, nëna e Cristiano Ronaldos çuditë me deklaratën e saj
17/11/2026 - 12:34

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka sulmuar ashpër Portugalinë pas humbjes poshtëruese 4-1 ndaj Danimarkës. Dolores Aveiro ka pretenduar se kjo humbje ishte plotësisht e merituar, madje...

Më shumëDetails

“Zhegrova s’është i lënduar, veç muskujt i janë lodhur”, në Itali e demantojnë FFK-në

Zhegrova më i miri i ndeshjes, këto janë notat e lojtarëve pas takimit Kosova vs Austria
17/11/2026 - 12:00

Edon Zhegrova mund të rikthehet shumë shpejt në fushën e gjelbër, pavarësisht shqetësimeve për lëndimin që e detyroi të largohej nga grumbullimi i Kosovës. Federata e Futbollit e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • “Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Paralajmërimi i fundit: Erëra të forta këtë ditë e presin Kosovën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Ky është polici i arrestuar për bixhoz online, dyshohet se ka shitur edhe armë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë